Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Bomba Venizelos në Ankara: “Shkojmë drejtë ndryshimit të dhënave gjeografike Greqi – Turqi” Empty Bomba Venizelos në Ankara: “Shkojmë drejtë ndryshimit të dhënave gjeografike Greqi – Turqi”

Mon 22 Jul 2013 - 15:20
Bomba Venizelos në Ankara: “Shkojmë drejtë ndryshimit të dhënave gjeografike Greqi – Turqi”, Ballkani në prag të rindarjes së kufijve?!
Bomba Venizelos në Ankara: “Shkojmë drejtë ndryshimit të dhënave gjeografike Greqi – Turqi” Thumb_250x150
Deklarata më zyrtare e bërë deri më sot, vjen nga vetë goja e Ministrit të Jashtëm të Greqisë, njëkohësisht zëvendëskryeministër i vendit, i cili njoftoi “Ndryshimin e të dhënave gjeografike”, midis Greqisë dhe Turqisë.

Në një takim zyrtarë të zhvilluar në Ankara midis Ministrit të Jashtëm të Greqisë dhe homologut të tij turk, Ahmet Davutoglou, citon alb-observer.com, nga goja e Evangjelos Venizelos është deklaruar kjo frazë: “Shkojmë drejtë ndryshimit të dhënave gjeografike Greqi – Turqi”!
Është hera e parë që deklarohet hapur diçka e tillë, madje nga pala greke, e cila mund të interpretohet sipas këndvështrimit të çdo analisti të marrëdhënieve ndërkombëtare si një ngjarje shumë e rëndësishme, pasi kjo nënkupton direkt “ndryshim të gjendjes aktuale të gjeografisë në rajonin e Ballkanit, që do të thotë ndryshim kufijsh”, edhe pse Venizelos nuk e përcaktoi se çfarë nënkuptonte kur deklaroi se; “Shkojmë drejtë ndryshimit të dhënave gjeografike Greqi – Turqi”!!!

Po në këtë takim, citon alb-observer.com, u përcaktua dhe mbledhja e “Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit” midis dy vendeve në fillimin e marrjes së Presidencës së radhës së BE-së.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Venizelos shoqërohej nga një trup i madh diplomatik të cilët shkëmbyen edhe ata me radhë “projektet” dhe pasqyruan klimën e mirë të marrëdhënieve dypalëshe.

I gjendur para gazetarëve përkrahë Davutoglut, Venizelos deklaroi: “Ndryshojnë të dhënat gjeografike”, dhe theksoi nevojën për një “urë të re”, me rëndësi “jo vetëm ekonomike, por edhe gjeopolitike ndërmjet Greqisë dhe Turqisë”, duke iu referuar gazsjellësit TAP!

Por ajo që ka alarmuar mbarë opinionin grek dhe jo vetëm, është fakti se për herë të parë në historinë moderne greke, nga vetë goja e një zyrtari të lartë të saj, dëgjohet fraza: “Shkojmë drejtë ndryshimit të dhënave gjeografike Greqi – Turqi”.

Nga ana e palës turke, Ministri i Jashtëm i vendit, Ahmet Davutoglou e konsideroi si “shumë të rëndësishme” faktin që Venizelos takimin e tij të parë si ministër i jashtëm realizoi në Turqi./alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi