Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mos u bëj kritik Empty Mos u bëj kritik

Thu 25 Jul 2013 - 13:39
Message reputation : 100% (1 vote)
Kur bashkëshortja e tij e gjorë i jep ushqim, pas kalimit të disa orëve në kuzhinë duke gatuar, asi e shikon ushqimin dhe thotë,: “O Zot! Pse nuk ka gatuar oriz?
Mos u bëj kritik B216DCF518F9482E047A76DC06714A45
Një njeri hip në veturën e shokut dhe gjëja e parë që ai e thotë është: “Auuu! Çfarë veture e vjetër!”

Ai hyn në shtëpinë e tij dhe me të pare mobilet e tij ai thotë: “Oh ende si ke ndrërruar mobilet?”

Kur i sheh fëmijët e tij, ai thotë: “Mashallah! Ata janë shumë të ëmbël! Por, pse kanë veshur rroba kaq të vjetra?”

Kur bashkëshortja e tij e gjorë i jep ushqim, pas kalimit të disa orëve në kuzhinë duke gatuar, asi e shikon ushqimin dhe thotë,: “O Zot! Pse nuk ka gatuar oriz? Oh, nuk paska krip. Nuk po më pëlqen ky ushqim!”

Ai hyn në një dyqan frutash ku gjendet shumëllojshmëri e fryteve. Ai e pyet shitësin: “A ke mango?”

Shitësi i thotë: “Jo. Ne i mbajmë ato vetëm gjatë verës.”

Ai thotë: “Në rregull. Atëherë a ke shalqi.”

Shitësi i thotë: “Jo”.

Pamja e fytyrës së tij i ndryshon. Ai thotë: “Ti nuk paske asgjë këtu! Pse je lodh për ta hap këtë dyqan?” dhe del nga dyqani. Ai harron se në dyqan ka më tepër se katërdhjetë lloje të fryteve.

Pas dyshim, disa njerëz të mërzisin me kritika e tyre të shpeshta. Duket se asgjë nuk i kënaq në botë. Ata nuk e vërejnë në një shujtë të shijshme përveç një qime të flokut që gabimisht ka rënë në ushqim.

Në një rrobë të pastër ata nuk vërejnë tjetër përveç një lloje të ngjyrës që gabimisht e ka njollosur rrobën. Prandaj, askush nuk i shpëton kritikës së tyre. Ata gjithmonë japim komente. Ata këqyrin me kujdes çdo gjë, të vogël dhe të madhen.

E njoh një person, i cili ishte kolegu im gjatë shkollës së mesme dhe gjatë universitetit, ndërsa lidhja jonë vazhdon edhe sot, përveçse nuk më kujtohet që ai të ketë bërë ndonjëherë koment pozitiv për diçka.

E pyeta për një libër që e kasha shkuar dhe për të cilin shumë njerëz folën fjalë miradije. Ky libër doli në botim me qindra mijëra kopje. Ai u përgjigj me indifference: “I mire është por, tematika e librit nuk është e përshtatshme. Nuk më pëlqeu as madhësia e fontit. Cilësia e shtypjes së librit po ashtu është e dobët,” e kështu me radhë.

Njëherë e pyeta për kualitetin e ligjeratës së xhumas të një personit. Ai pothuajse nuk përmendi asgjë positive, derisa qëndrimi i tij u bë më e rend për mua se një mal. Mbasandaj asnjëherë nuk i kërkoja mendimin e tij për diçka sepse e dija se ai do të ishte negativ.

Ti mund të thuash të njejtën gjë për dike, i cili pret që njerëzit të jenë shembuj, në këtë mënyrë, ai pret që bashkëshortja ta mbajë shtëpinë në gjendjen 100% të rregullt njëzet e katër orë në ditë. Ai po ashtu pret që bashkëshortja t`I mbajë fëmijët të pastër dhe pedatisë ushqimin më të mire. Nëse ai rri me të ai pret që ajo të flasë për temat më të mira.

Ai pret të njëjtat prej fëmijëve të tij. Ai dëshiron që ata të jenë të përsosur në çdo gjë, shkëlqyeshëm me shokët dhe me çdokënd që takohen në rrugë ose në treg etj. Nëse ndonjëri prej tyre nuk vepron sipas qejfit të tij, ai do ta lodhë duke i mbajtur fjalime, do ta ktitikojë tepër dhe vazhdimisht do t`i bëjë komente derisa njerëzit të mërziten prej tij. Arsyeja është se në një fletë të bardhë ai nuk sheh asgjë përveç një njolle të zezë.

Njerëzit e tillë kanë natyrë që zakonisht i ndëshkon vet ata. Shokët më të ngushtë të tyre i pëlqejnë ata dhe i shmangen shoqërimit me ta.

SubhanAllah! Allahu vazhdimisht na porosity që kur të flasim, të flasim mirë.

Nëna e besimtarëve Aishja r.a duke e përshkruar mirësjelljen e të Dërguarit a.s tha: “I Dërguari i Allahut kurrë nuk ankohej për ushqim. Nëse pëlqente ai e hante. Nëse nuk i pëlqente ai e linte.” (Buhariu dhe Muslimi) E vërtetë absolute! Ai kurrë nuk bënte zhurmë për asgjë.

Enesi r.a ka thënë: “I kam shërbyer të Dërguarit të Allahut për dhjetë vite dhe kurrë nuk më ka thënë as uff, nëse veproja diçka, ai kurrë nuk më thoshte: Pse nuk e ke bërë këtë ose atë?” Kështu ishte ai, dhe kështu duhet të jemi ne.

Migjithatë, nuk po të sugjëroj që të mos i këshillojsh të tjerët, ose të heshtësh ndaj gabimeve të tjerëve. Unë të këshilloj që mos ta vësh në mikroskop çdo gjë që njerëzit e bëjnë, sidomos në çështje të dynjasë. Mësohu që t`i kapërcesh gjërat e tilla.

Nëse një mysafirë troketë në derë, ti i dëshiron mirëseardhje dhe e çon në dhomën e ndejes. Kur t`ia sjellësh çajin, ai e merr gotten me çaj.
Pasi ta shikojë gotten, ai komendon: “Pse nuk e mbushe krejt gotten?”

Nëse i thua: “A ta mbush edhe pak?”

Ai thotë: “Jo, leje kështu Mjaft është.”

Ai pastaj të kërkon ujë dhe ti i ofron një gotë ujë të cilën ai e pi. Pasi ta mbarojë, ai thotë: “Uji ishte mjaft i ngroftë.”

Ai pastaj kthehet kah kondicioneri dhe thotë: “Më duket se nuk po punon kondisioneri”, dhe fillon të ankohet për nxehtësinë.

A nuk e ndien se ky person është i bezdisshëm? Ti dëshiron që ai të shkojë dhe kurrë të mos kthehet.

Njerëzve nuk u pëlqejnë kritikat e tepërta.

Megjithatë, nëse vërtetë të duhet të kritikosh atëherë mbështjelle atë mire dhe pastaj paraqite atë me mirësjellje para të tjerëve. Prezantoje atë si një sugjerim, e jo si kritikë. Paraqite atë tërthorazi ose duke përdorur shprehje të mjegullta.

Nëse i Dërguari ndonjëherë e vërente ndonjë person duke bërë gabim ai nuk e konfrontonte drejtëpëdrejt. Ai thoshte: “çka është puna me njerëzit që e bëjnë këtë dhe atë?”

Njëherë dhe një kohë të tre njerëz të zellshëm udhëtuan drejt Medines me qëllim të njohjes me adhurimin e të Dërguarit a.s dhe me faljen e tij. Ata i pyetën bashkëshortet e të Dërguarit a.s se çfarë bënte ai privatisht. Bashkëshortet e tij e njoftuan se ai nganjëherë agjëronte dhe nganjeherë jo. Ai gjithashtu flinte një pjesë të natës dhe falej në pjesën tjetër.

Ata pastaj i thane njëri-tjetrit: “Por, ky është i Dërguari i Allahut mëkatet e ardhshme të të cilit ia ka falur Allahu.” Atëherë çdonjëri prej tyre e mori një vendim.

Njëri tha: “Unë nuk do të martohem. Do të mbetem beqar dhe për rrjedhim do të jem i lire për të bërë adhurim.”

Tjetri tha: “Unë gjithmonë do të agjërojë, çdo ditë.”

I treti tha: “Unë nuk do të fle natën, do të falem gjatë gjithë natës.”

Kur lajmi për këtë arriti tek i Dërguari a.s ai hipi në minber, e lavdëroi Allahun dhe e madhëroi Atë dhe pastaj tha: “Çështë puna me njerëzit?” Këtu ai e përdori një shprehje të përgjithshme. Ai nuk tha çështë puna me filanin dhe filanin? Përkundrazi ai tha: “çështë puna me njerëzit që e thonë këtë dhe atë?” Unë falem dhe fle. Agjëroj dhe ha. Po ashtu martohem. Kush ia kthen shpinën Suntetit tim nuk është prej meje.” (Buhariu dhe Muslimi)

Në një rast tjetër i Dërguari a.s vuri re se disa njerëz që faleshin me të i ngritnin sytë në qiell gjatë namazit. Kjo është gabi, sepse njeriu gjatë namazit duhet të shikojë në vendin e sexhdes.

Ai tha: “Çështë puna me disa njerëz që i ngritin sytë në qiell gjatë namazit të tyre?” Ku rata nuk ndaloheshin nga kjo dhe vazhdonin të shikonin lart, ai nuk i ekspozonte, e as nuk ua përmendte emrat. Por ai thoshte: “Ata duhet të ndalen ose të shikuarit e tyre do të rrëmbehet.” (Buhariu )

Berira ishte një robëreshë e Medines, e cila e dëshironte lirinë nga pronari i saj. Ajo i kërkoi atij që ta lironte, por ai e kushtëzoi lirinë e saj me të holla. Berira atëherë erdhi tek Aishja r.a për t`i kërkuar ndihmë financiare. Aishja r.a i tha: “Nëse dëshiron unë mund t`ia paguaj çmimin tend pronarit kështu që t`ju liroj, por me kusht që besnikëria jote të më takoj mua.” Robëresha e informoi pronarin për këtë, por ai refuzoi. Ai dëshironte të përfitonte nga të dy situatat. Ai dëshironte çmimin e saj, si dhe borxhin e besnikërisë së saj.

Aishja atëherë e pyeti të Dërguarin a.s i cili u befasuar me afshin e tyre për pasuri dhe refuzimin që ta lironin këtë grua!

Ai i tha Aishes: “Bleje atë, pastaj liroje. Ky borxh i besnikërisë është vetm për atë që e liron robin.” Kjo nënkuptonte se borxhi i besnikërisë gjithmonë do të ishte i saj pasi ajo po pagunte dhe ajo nuk duhej brengosur për kushtet e tyre të padrejta.

Pastaj i Dërguari a.s u ngrit në mimberin e tij dhe tha: “Çështë puna me disa njerëz”, ai nuk tha: “çështë puna me fialn dhe filan familjen?” I Dërguari a.s vazhdoi: “…që ata vendosin kushte, të cilat nuk ekzistojnë në Librin e Allahut? Kush vendos ndonjë kusht që nuk është në Libër të Allahut, ai nuk e meriton që ai kusht t`i përbushet, edhe nëse do t`i vendoste një qind kushte të tilla! (Buhariu dhe Muslimi)

Po! Kështu tha ai. Ai e tregonte shkopin e tij nga larg por nuk e godiste askënd me të.

Çfarë mund të jetë më e mire për ty sesa t`i thuash bashkëshortes tënde, e cila nuk e mban shtëpinë në rregull: “Dje ishim te një shok dhe çdokush e lavdëronte pastërtinë e shtëpisë së tij.” Çfarë mund të jetë më e mirë për ty sesa t`i thuash djalit tend, i cili nuk falet në xhami: “Mahnitem me këtë person në lagjen tone! Asnjëherë nuk i ik ndonjë namaz me xhemat!” Kjo bie drejpërdrejt mbi kokën e djalit!

A është e drejtë që ti të pyesësh pre njerëzit nuk e pëlqejnë kritikat Unë do t`i përgjigjesha kësaj pyetje me fjalët: “Sepse kjo i bën ata të ndihen të magët. Çdo kush e do përsosurinë.”

Thuhet se një here një njeri i thjeshtë dëshiroi ta shijonte pozitën e njeriut që i ka gjërat në kontroll. Prandaj ai i mori dy termosa, një të gjelbër dhe një të kuq.

Ai i mbushi të dytë me ujë të fohtë. Pastaj u ul në rrugë dhe filloi të bërtiste: “Ujë të ftohtë falas!” Ata që ishin të etur vinin tek ai, e merrnin një gotë dhe e mbushnin gotten. Kur ky njeri e vërente se personi i etur dëshironte të pinte nga termosi i gjelbër, ai thoshte, “Jo! Pi nga termosi i kuq.” Kështu ai pinte nga termosi i kuq. Kur një person tjetër vinte dhe dëshironte të pinte nga termosi i kuq, ai i thoshte: “Jo! Pi nga termosi i gjelbërt!”

Nëse dikush kundërshtonte dhe e pyeste: “çka është dallimi midis këtyre dyve?” Ai thoshte: “Unë jam përgjegjës për ujë. Ose kënaqu me këtë ose shko kërko ujë diku tjetër.”

Personi motivohet nga ndjenja e vazhdueshme për të qenë i njohur dhe i vlerësuar si i rëndësishëm.

Bleta dhe miza….

Bëhu si bleta që e kërkon aromën e mirë dhe e lë anash ndryrësirën. Mos u bë si miza që i kërkon plagët e gjakosura.

Dr Muhammed Adbur-Rahman el-Arifi
W0rld
W0rld
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
<b>Postime</b> Postime : 570
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika,leximi&stervitja
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Your Dreams!
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/04/2013

Mos u bëj kritik Empty Re: Mos u bëj kritik

Thu 25 Jul 2013 - 16:46
Kritikat me pelqejn por kur i bejme duhet te jena te qarta dhe te kuptueshme. Ka shume njerez ne kete bote te cilet kritikojn njeri tjetrin pa nevoje dhe ia ndryshojn gjendjen shpirterore me qellim te keq! Per mendimin tim kritika duhet te ndahet ne ate publike dhe private. Ne kritiken publike do i kisha futur personat e njohur te botes pra artistet ne pergjithesi. Kurse na ate private personat e thjeshte per te cilet nuk ka nevoje qe te behet ndonje kritike ne vende publike.
Ata qe e kritikojn nje njeri te thjesht, si psh. ne klase apo ne rruge jane vete njerez te kompleksuar dhe te kritikuar me pare dhe ne kete menyre mundohen te ndjehen me mire, mirepo eshte gabim i madhe ta fusim ne ndjenja te keqija tjetrin per kete shkak.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Mos u bëj kritik Empty Re: Mos u bëj kritik

Fri 30 Aug 2013 - 16:11
Nji tem shuum e fort nga nji prej dijetarve te njohur sot be Boten islame..

ju kisha preferuar qe ta lexoni krejt librin "Kenaqu me Jeten tende"
Kjo tem e nxjer po nga Ky liber.....
Sponsored content

Mos u bëj kritik Empty Re: Mos u bëj kritik

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi