Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Një kritik nga Birmingami për klasën politike të Tiranës Empty Një kritik nga Birmingami për klasën politike të Tiranës

Thu 7 Jun 2012 - 19:25
Message reputation : 100% (1 vote)
Një kritik nga Birmingami për klasën politike të Tiranës Alpion-262x300Olti Buzi*

Moçali politik shqiptar duket i paaftë të dëshmojë edhe këte herë pendimin më të vogël për atë shfaqje të shëmtuar tashmë 20-vjeçare që i ofrohet jo vetëm opinionit ndërkombëtar, por mbi të gjitha vetë shqiptarëve. Dhe këtë paaftësi po e ridëshmon në rrethanat e sotme me zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Tepër kritik mbi klasën e sotme politike shqiptare, Gëzim Alpion, pedagog në Departamentin e Shkencave Politike dhe Studimeve Ndërkombëtare, në Universitetin e Birmingamit, Angli. “Politika shqiptare tani për tani nuk është në gjendje dhe, me sa duket, disa elementë nuk janë të interesuar të çpolitizojnë zgjedhjet presidenciale” – thotë ai, duke shtuar se në Shqipëri nuk ka ende as “shoqëri civile të efektshme që të ketë ndikim të ndjeshëm në procese”



Shqipëria nën një kleptokraci arrogante

Në demokracinë shqiptare populli (demos-i) është i skajshëm deri i papërfillshëm dhe fuqia (kratos-i) është monopolizuar nga një kleptokraci arrogante, – thotë Dr.Alpion, duke shtuar se kjo e fundit reagon vetëm kur “klanet në klubin e ‘përzgjedhur’ të politikës cënojnë interesat e ngushta të njëri tjetrit”

Për sociologun e zëshëm në diasporë, por më pak të njohur në Shqipëri. Parlamenti i Shqipërisë ka kohë që nuk funksionon normalisht dhe për pasojë nuk ‘përfaqëson’ vullnetin e popullit por pasqyron gjëndjen mjerane të demokracisë shqiptare.

“Reputacioni i ulët i Parlamentit është tregues i shkallës së lartë të erozionit të legjitimitetit të këtij institucioni kryesisht si pasojë e zgjedhjeve anormale. Në dy dekadat e fundit, ashtu siç ndodhte në monizëm, rezultati i zgjedhjeve në të shumtën e rasteve duket se është përcaktuar para se të hidhen apo numërohen votat. Më së fundi kjo situatë anormale është bërë ‘normë’, – thotë ai në intervistë.



Politikanë të ndershëm? Nuk mjafton

D.Alpion ka shkruar “Monarkizimi i politikës në shtetin njëshekullor”, ku nënkuptohet një ngjashmëri mes politikanëve tanë dhe atyre drejtuesve që, sipas Max Ëeber, u mungon ‘ndjenja e përgjegjësisë dhe integriteti intelektual’.

Por megjithatë Gëzim Alpion nuk i përket kategorisë së intelektualëve të diapsorës që i kanë vënë kryq gjithë klasës politike në Tiranë. Në një intervistë në rrjetin e njohur televiziv Al Jazeera, u shpreh se “është absurde të thuash se në Shqipëri dhe Ballkan të gjithë politikanët janë të korruptuar”. I pyetur rreth kësaj, Alpion shton se nuk mendon që “në Shqipëri nuk ka politikanë të ndershëm” dhe sqaron: “Megjithatë, tani për tani këta politikanë të ndershëm nuk kanë mundur të dëshmojnë me prova se janë në gjendje të ushtrojnë ndonjë influencë pozitive të ndjeshme”



Berisha e Rama, si dy kunata inatçesha

Për sociologun e Universitetit të Birmingamit “në Shqipëri ka ardhur koha që drejtimin e partive politike të majta dhe të djathta t’a marrin në dorë një brez i ri politikanësh që nuk janë përlyer në korrupsion”. Pyetjes nëse me këtë ka parasysh “parti të reja”, ai i përgjigjet kategorikisht “jo”. “Shqipërisë nuk i duhen parti të reja por një mendësi e re politike, – thotë ai.

Dhe për pyetjen “Sikur të zbresim tek përgjegjësitë personale, u vini dot emra përgjegjësve të kësaj gjendjeje politike?”, nuk ka dyshime: “Për mua përgjegjësit janë drejtuesit kryesorë të shtetit dhe të partive politike. Kryeministri dhe Kryetari i Opozitës ka kohë që sillen me njëri tjetrin më shumë si dy kunata inatçesha sesa si drejtues seriozë. Duket se çdo drejtues partie në Shqiperi tani ka krijuar rreth tij një grup sejmenësh të aftë vetëm të vegjetojnë”.





President? Asnjë që s’ka kurajo të përballet me popullin

“Do të ishte në të mirën e shtetit që për këtë post të Presidentit të mos kandidojnë asnjë nga figurat që në çerekshekullin e fundit kanë dominuar dhe asfiksuar politikën shqiptare, pothuajse sipas rutinës së Putini dhe Medvedevit’, – thotë Dr.Alpion në një intervistë mbi këtë temë të nxehtë të politikës së sotme shqiptare, Dr.Alpion



Në një realitet të tillë politik me të cilin ballafaqohet Shqipëria, cili është mendimi juaj për procesin e zgjedhjes së presidentit?

Meqë përballemi me një realitet të tillë të zymtë politik, unë do të sugjeroja që dy-tre partitë me numrin më të madh të deputetëve në Parlament të propozojnë për postin e presidentit personalitete të shquara nga fusha të ndryshme të artit, shkencës dhe kulturës si në Shqipëri dhe në diaspora (që zotërojnë gjuhën shqipe, dhe mundësisht letraren) të cilët kanë dëshmuar se janë parimor, kanë qëndruar vazhdimisht jashtë influencës së partive politike, dhe gëzojnë reputacion ndërkombëtar në profesionin e tyre.



Përse mendoni se zgjedhja e presidentit është e një rëndësie kaq të madhe?

Shqipëria ka një imazh tepër negativ në botë që vjen kryesisht nga sjellja dhe veprimet e papërgjegjshme të klasës politike shqiptare. Zgjedhja në postin e presidentit të një figure publike të pastër është fillimi i një ndërmarrje serioze për të filluar përmirësimin e këtij imazhi. Ky do të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë dhe nuk do të zgjidhet thjesht duke bërë foto me ndonjë person të spërkatur disi nga pluhuri magjik i hollivudit.

Asnjë politikan shqiptar nuk duhet t’a gënjejë veten se gëzon reputacion ndërkombëtar. Edhe drejtuesit më të ‘dëgjuar’ që kanë ‘mbijetuar’ në politikën shqiptare në dy dekadat e fundit shndrrohen në njerëz anonimë sapo ngjiten në avion në Rinas.



Duke u rikthyer tek zgjedhjet e presidentit, keni në mendje ndonjë emër, apo emra të veçantë?

Jo, por njerëz cilësorë që mund t’i shërbejnë vendit në mënyrë shembullore ka si në Shqipëri dhe diasporë. Ata që janë në krye të politikës shqiptare, nga të cilët, me sa duket, disa ka kohë që e konsiderojnë vendin si çifligun e tyre, le t’i gjejnë këta persona në mënyrë që duke bashkëpunuar me ta të mësojnë nga integriteti i tyre dhe të fitojnë me prova kredibilitetin që e kanë humbur prej kohësh.



Mundet një figurë deri tani anonime dhe e panjohur për publikun dhe i paangazhuar në jetën shoqërore dhe politike shqiptare të jetë një zgjidhje për presidentin?

Kush nuk ka kurajo të përballet me popullin për t’i fituar besimin nuk është kurrë në gjendje të realizoj ndryshime pozitive.Shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi