Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

101 vjetori i Çlirimit të Shkupit dhe 80-vjetori i vrasjes së Hasan Prishtinës Empty 101 vjetori i Çlirimit të Shkupit dhe 80-vjetori i vrasjes së Hasan Prishtinës

Sun 11 Aug 2013 - 14:14
Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni dhe Mehmet Prishtina njofton se këtë vit organizojnë manifestim përkujtimor me rastin e 80-vjetorit të vrasjes së atdhetarit Hasan Prishtina

Këto ditë të gushtit po bëhen 101 vjet nga Çlirimi i Shkupit nga forcat kryengritëse shqiptare të udhëhequra nga mendjendrituri dhe strategu ushtarak Hasan Prishtina, si dhe komandantë të dëshmuar në luftën e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi, si Bajram Curri, Isa Boletini, Ali Shefqet Shkupi, Mehmet pashë Deralla, Idriz Seferi, Bajram Daklani, etj.

Çlirimi i Shkupit më 12 gusht 1912, është një nga ngjarjet më madhore në historinë e kombit shqiptar, i cili përgatiti masat e gjera popullore dhe opinionin ndërkombëtar, për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane.

Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni i uron të gjithë shqiptarët për këtë ngjarje të madhe historike, duke i përkujtuar se ideja e kryengritësve shqiptarë të udhëhequr nga Hasan Prishtina, ishte që Pavarësia e Shqipërisë të shpallet pikërisht në Shkup, por ky plan u sabotua.

Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni dhe Mehmet Prishtina njofton se këtë vit organizojnë manifestim përkujtimor me rastin e 80-vjetorit të vrasjes së atdhetarit Hasan Prishtina në Selanik të Greqisë.

Manifestimi do të mbahet më 13 gusht 2013 në Selanik, ku përveç historianëve, pritet të marrin pjesë edhe drejtuesit e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë, Universitetit të Kosovës "Hasan Prishtina", Universitetit Shtetëror të Tetovës, Mehmet Prishtina, përfaqësues të lobit shqiptar në botë dhe personalitete tjera publike, qëndron në kumtesën e Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni.

Burimi: Port Alb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi