Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Qeveria e re betohet tek Presidenti, Rama nga kryeministria: Bashkim dhe integrim Empty Qeveria e re betohet tek Presidenti, Rama nga kryeministria: Bashkim dhe integrim

Sun 15 Sep 2013 - 19:59
TIRANE - Pas fitores në zgjedhjet e 23 Qershorit, qeveria e re ‘Rama’ zyrtarisht sot u ul në kabinetin e kryeministrisë për një mbledhje të parë.
Pak caste pasi morën votëbesimin në Parlament, ministrat së bashku me kryeministrin shqiptuan ‘Betohem!’ tek Presidenti Bujar Nishani.

Betimi
Kryeministri Edi Rama mbërriti në godinën e presidencës rreth ores 18:00 dhe doli prej aty ne oren 18:35 minuta.

Pasi ka përshkruar duke ecur në këmbë bulevardin nga godina e Presidencës në drejtim të kryeministrisë, kryeministri Edi Rama është ndalur në shkallët e godinës, në një ambient të sistemuar posaçërisht për të mbajtur një fjalim.

Ndërkaq rruga ishte boshatisur kurse simpatizantë të së majtës ishin rreshtuar anash bordurave për të përshëndetur forcën e tyre politike që zyrtarisht sot ulet në karrigen e drejtimit të qeverisë.
Qeveria e re betohet tek Presidenti, Rama nga kryeministria: Bashkim dhe integrim 24zluo7
Rama: Kjo qeveri është e gjithë shqiptarëve
Kryeministri i ri Edi Rama, në fjalën e tij përshëndetëse në hyrje të godinës së Qeverisë premtoi se pushteti do të jetë i qytetarëve dhe se qeverisja e këtij vendi do të realizohet me njerëzit dhe për njerëzit.

“Mirënjohje qytetarëve nga Tropoja në Konispol që më 23 qershor votuan aleancën për Shqipërinë Europiane dhe respektpër ata që nuk e votuan”, u shpreh në fjalën e shkurtër para godinës së qeverisë, kryeministri i ri i vendit, z Edi Rama.

"Qeveria e re e sapobetuar është qeveria e të gjithë shqiptarëve, ne jemi zgjedhur për të bashkuar dhe jo për të ndarë dhe ne do bashkojmë dhe nuk do ndajmë. Me shumë përulje ju themi të gjithëve se Rilindja që ne duam nuk mund të vijë brenda natës. Për ne këtu mbaron koha e fjalëve në opozitë dhe fillon puna në qeveri", u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi më tej se “ëndrra që filloi në '90, "e duam Shqipërinë si Europa", do vazhdojë më e gjallë dhe fuqishme se asnjëherë.
Qeveria e re betohet tek Presidenti, Rama nga kryeministria: Bashkim dhe integrim 1z5t2lv
QEVERIA E RE
1. Edi Rama, Kryeministër
2. Niko Peleshi, zëvendëskryeministër
3. Ditmir Bushati, ministër i Punëve të Jashtme
4. Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes
5. Saimir Tahiri, ministër i Punëve të Brendshme
6. Klajda Gjosha, ministre e Integrimit Evropian
7. Shkëlqim Cani, ministër i Financave
8. Edmond Haxhinasto, ministër i Transportit dhe Infrastrukturës
9. Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
10. Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes
11. Lindita Nikolli, ministre e Arsimit dhe Sportit
12. Nasip Naço, ministër i Drejtësisë
13. Mirela Kumbaro Furxhi, ministre e Kulturës
14. Erion Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
15. Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Industrisë
16. Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave
17. Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë
18. Lefter Koka, ministër i Mjedisit
19. Milena Harito, ministre Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike
20. Bledi Çuçi, ministër Shteti për Çështjet Vendore
21. Ilirjan Celibashi, ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
Balkanweb
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Qeveria e re betohet tek Presidenti, Rama nga kryeministria: Bashkim dhe integrim Empty Re: Qeveria e re betohet tek Presidenti, Rama nga kryeministria: Bashkim dhe integrim

Tue 17 Sep 2013 - 22:34
llafe llafe blaa blaa...tani le te prashis pemet qe ka mbjell x qytetaret
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Qeveria e re betohet tek Presidenti, Rama nga kryeministria: Bashkim dhe integrim Empty Re: Qeveria e re betohet tek Presidenti, Rama nga kryeministria: Bashkim dhe integrim

Tue 17 Sep 2013 - 22:51
mos u merzit amore
e shef qe doli fjala ime
Sponsored content

Qeveria e re betohet tek Presidenti, Rama nga kryeministria: Bashkim dhe integrim Empty Re: Qeveria e re betohet tek Presidenti, Rama nga kryeministria: Bashkim dhe integrim

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi