Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rama: Vetëm në Shqipërinë e Saliut, deputeti qëllon me armë dhe qeveria bën sehir Empty Rama: Vetëm në Shqipërinë e Saliut, deputeti qëllon me armë dhe qeveria bën sehir

Sun 6 May 2012 - 20:01
“Vetëm në Shqipërine e Saliut deputeti mund të qëllojë me armë në
stadium dhe ministri të thotë mos ia vini re, kishte fishekë manovre!”.
Kështu e ka komentuar sot kreu i PS, Edi Rama, aktin e rëndë të ndodhur
dje në stadiumin e Peqinit, ku deputeti i PD, Dash Sula, akuzohet se ka
qëlluar me armë gjatë ndeshjes Shkumbini-Flamurtari.
Më herët sot gjatë ditës, PS ka kërkuar publikisht që Dash Sula të përjashtohet nga Parlamenti.
I meparshem – Partia Socialiste reagoi për incidentin e ndodhur dje
në ndeshjen Shkumbimi-Flamurtari ku deputeti i PD-së Dashnor Sula thuhet
se ka qëlluar me armë zjarri.
Deputeti i PS-së Fidel Ylli tha se deputeti Dashnor Sula ka theksuar se
Sula nuk duhet të jetë më pjesë e Kuvendit të Shqipërisë.
“Për të disatën herë Dashor Sula dhunon gjyqtarët, dhunon albitrat,
dhunon gazetarët, dhunon gjithçka që i del përpara dhe prish imazhin e
një qyteti i cili është dashamirës i futbollit dhe ky person që ditën e
diel nxjerr pistoletën në mes të ditës në stadium përpara kundërshtarit
në futboll Flamurtarit, ditën e enjte vjen në Kuvend me kostumin e
deputetit për të votuar ligje. Një mashtrues ordiner nuk duhet të jetë
pjesë e Parlamentit. Prandaj PS-ja ka një draft në progamin e saj dhe që
po e performon në të gjithë shqipërinë për t`i dhënë shpresë njerëzve
dhe do ta trajtojmë me zero tolerancë dhunën ”, deklaroi deputeti i PS,
Fidel Ylli.
Ai shprehu habi sesi deputeti Sula përsërit ngjarje të tilla dhe ndaj
tij nuk ka asnjë reagim as nga kryeministri, as nga Kryetarja e Kuvendit
dhe as nga grupi parlamentar demokrat.
“Unë habitem me kryetaren e kuvendit që pretendon të bëhet Presidente, a
e ka thërritur ndonjëherë këtë deputet ku ka mbi 4-5 raste nga i njëjti
person që përsërit dhunën. Si nuk e thërret njëherë këtë deputet
Kryeministri, grupi parlamentar që nuk mbajnë qëndrim. Ky deputet duke
pasur imunitet krijon një dhunë të paprecedentë dhe i jep një imazh
shumë të keq të gjithë shqiptarëve”, theksoi Fidel Ylli.


lajmifundit
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi