Share
Shiko temën e mëparshmeShko poshtëShiko temën pasuese
avatar
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 21322
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

default Ramiz Alia parashikoi ç’do ndodhte me Shqipërinë

prej Fri 1 Nov 2013 - 16:41
Tiranë- Dy ditë më parë Servet Pëllumbi publikoi në Channel One një dokument shumë të rëndësishëm që hedh dritë mbi të sotmen politike të Shqipërisë. Dokumenti autentik i një mbledhjeje të Byrosë nis me fraztën e Ramiz Alisë, që thotë se sistemi komunist ka kapitulluar përballë atij kapitalist, dhe se “jemi të detyruar të ndryshojmëstrategji” e cila ka dy synime: 1. të drejtat e njerut dhe 2 sistemin pluralist.

“Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën”, thotë Alia.

“Dita” boton sot tekstin e plotë e të pacensuruar së bashku me një intervistë shtesë të z. Servet Pëllumbi. Thelbi i dokumentit do duhej të trondiste thellësisht shoqërinë shqiptare.

Në 1989, Byroja politike kish parathënë si Kasandër gjtihçka realisht ka ndodhur:

“1. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin në themel, dhe në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e perëndimit dhe të disidencës antikomuniste…

2. [të burgosurit politikë] ne na intereson karta morale e tyre, të afrohen e t’ujapim punë të parëndësishme… por kurrë nuk do t’i lënë të marrin pushtetin…

3. [pronarëve] do t’u japim nga një letër në dorë që t’u njihet prona, por asnjëherë nuk do t’ua japim, do t’i ngatërrojmë me njëri-tjetrin…[nëpër shkallë gjykate pa fund]. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë…

4. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla të nomenklaturës së lartë komuniste, ne komunistët reformatorë do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, që kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne, njerëzit tanë…

5. Me këtë strategji brenda 2-3 legjislaturave do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste…”

Dita ngre pikëpyetjen se a ishin Berisha e Nano të zgjedhurit për të aplikuar këtë platformë. Përgjigja është implicite.

Ky do duhej të ishte krye-lajmi i këtyre 23 viteve, dhe krye-debati shoqëror mes shqiptarëve. Njësoj si debatet në Gjermani mbi nazizmin. Por, vështirë që “këta” që sundojnë tani, të duan të flasin e të lejojnë debat të gjërë pastrues mbi këtë temë.


/LajmeShqip/


Shiko temën e mëparshmeMbrapsht në kryeShiko temën pasuese
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi