Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ramiz Alia: Ja pse nuk qëlluam në ’90-ën Empty Ramiz Alia: Ja pse nuk qëlluam në ’90-ën

Thu 25 Oct 2012 - 2:14
Ramiz Alia: Ja pse nuk qëlluam në ’90-ën Ramiz-alia-300x201Kjo është një pjesë e një intervistë që Ramiz Alia ka dhënë për Januz Januzajn, por që është botuar tani në një libër. Alia rrëfen se pse nuk u qëllua me armë në vitin 1990. Intervista është botuar në GSH.

J. J.: – Po t’i kishin marrë armët si më 1997, kasaphanë do të ishte?

R. A.: – Po, kasaphanë ishte. Atëherë u krijuan, në qoftë se ju e mbani mend, vullnetarët e Enverit, një lëvizje. Vullnetarët e Enverit ishin një lëvizje e tërë. Unë, kur i kam mbledhur ata, përfaqësuesit e tyre, në një nga sallat e mëdha të kësaj ku është…

J. J.: – Universiteti?

R. A.: – Jo, jo, ku është salla e këtij…

J. J.: – Ndonjë nga sallat ushtarake?

R. A.: – Jo, mor jo! Po në këtë sallën e këtij teatrit, jo teatrit, po atij, sallën ku bëhen mitingje, takime, ku bëhen ato…

J. J.: – Pallatin e Kongreseve?

R. A.: – Pallatin e Kongreseve, në një nga ato sallat, mblodha atje, pasi ra monumenti. Kërkesa e tyre ishte: Përse nuk u qëllua?! Përse nuk u mbrojt me armë, përse nuk u bë kjo? Dhe u ngritën, ishin nja 200 veta, dhe ta them sinqerisht, rashë në pozitë shumë të vështirë, sepse filluan shume egër, shumë ashtu, dhe atje m’u dha një gjë instiktive që bëra, kap njërin nga ata që e kisha përpara dhe i them: “Ore, ke fëmijë ti?” Ja, kështu siç po bisedojmë. “Po, – ma ktheu, – kam një vajzë”. “Ku është ajo?”, kështu me këtë ton, që të gjithë të heshtnin, ta dëgjonin këtë dialog. “E kam në Universitet”, tha. “Mirë, – i thashë, – ti më thua tani pse nuk qëlluam për monumentin e Enverit?”. “Po sikur të kishim qëlluar e të ta vrisnim vajzën tënde që qenka studente, çfarë do të më thoshe sot ti mua?” “Uuu”, mbetën të tërë ata. Mbetën, sepse ky menjëherë tha: “Jo, se unë nuk them të qëlloni sa për të vrarë njerëz!”. “Epo, – i thashë,tashti, dëgjoni ju mor burra, si të qëllosh, të vrasësh atë mos vrasësh?!” Dhe ashtu, ai vrull menjëherë filloi të bjerë. Unë, kam qenë në situata tepër të vështira, nuk është se kalohej thjeshtë problemi. Prandaj, edhe kur flasim për atë të 1990-ës, të atyre që ikën, ishte problemi se mos ikin të nesërmen dhjetëra mijëra vetë, kupton? Po ne nuk ishim të përgatitur t’i mbronim as ata, dhjetëmijë! Mund të ndodhte një katastrofë e tërë në vend, prandaj nuk është fort e thjeshtë, kupton? Sot, kollaj e themi, edhe unë e them, më lehtë mund të bëhej.gazetatema
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi