Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Figurat e punuar nga balta shfaqin kulturën antike të Afrikës Empty Figurat e punuar nga balta shfaqin kulturën antike të Afrikës

Mon 11 Nov 2013 - 21:50
Figurat e punuar nga balta shfaqin kulturën antike të Afrikës F1_11-figura1384172960Figurat e punuar nga balta shfaqin kulturën antike të Afrikës F1_11-figura21384172994Në një ekspozitë në Britaninë e Madhe janë shfaqur disa figura të vogla të baltës të punuara nga banorët e Ganës para 1400 vjetëve, në të cilat paraqitet një kalorës mbi kalë.

Është hera e parë që këto 60 figura të mahnitshme janë paraqitur publikisht jashtë Ganës.

Shkencëtarët janë të informuar fare pak për njerëzit që i kanë punuar këto figura, të cilët nuk kanë ndonjë lidhje të dukshme me njerëzit që jetojnë në ditët e sotme.

Figura e kalorësit tregon se njerëzit në atë kohë kanë qenë të informuar rreth përdorimit të kafshëve. Thuhet se ata kanë qenë shitës të skeleteve dhe guaskave, dhe kanë përdorur vegla hekuri. Ndërsa shkencëtarët kanë raportuar se ata kanë jetuar në fshatra dhe mendohet se kanë pasur bindje të ndërlikuara fetare.

Pjesët ishin gërmuar nga arkeologët e universiteteve të Ganës dhe Mançesterit dhe nga Drejtoria e Monumenteve dhe Muzeve të Ganës.

Tani këto figura 31cm të larta, janë të ekspozuara në Muzeun e Mançesterit, i cili është pjesë e universitetit, kurse ekspozita do të zgjasë deri më 5 maj. Në to paraqiten një njeri mbi një kalë, njerëz me dy koka, një kameleon dhe një krokodil.zhurnal.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi