Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 109
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

Figurat e shquara shqipetare Empty Figurat e shquara shqipetare

Sat 23 Jan 2010 - 20:46
Na paraqitni historit e ndonje figure te njohur nga lamite e ndryshme,qe ju mund te prezentoni te dhenat per ate.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 11:22
Figurat e shquara shqipetare Aleksbuda

Aleks BUDA 1911

Historian profesor, kryetar i Akademisë së Shkencave në vitin 72.

Lindi në vitin 1911 në Elbasan. Studimet i ka kryer në Austri. Ka dhënë ndihmesë të madhe në fushën e historisë mesjetare shqiptare dhe të Rilindjes Kombëtare.

Është bashkautor dhe redaktor përgjegjës i "Historisë së Shqipërisë" (1959).
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 11:23
Figurat e shquara shqipetare Aleksandermoisiu

Aleksander MOISIU 1879 - 1935

(Artist i Popullit) Lindi në qytetin Kavajë në vitin 1879. Ai rridhte nga një familje shqiptare e Moisive, e cila për arsye ekonomike emigroi në Trieste.

Pas mbarimit të shkollës së mesme në Gracë të Austrisë dhe pas ndërprerjes së konservatorit të Vjenës, Moisiu për arsye ekonomike filloi të punojë si duartrokitës në opera dhe si figurant në Burg teatër, ku dhe nisi krijimtaria teatrale e tij.

Debutoi me sukses në vitin 1903 në Teatrin gjerman të Pragës, në Teatrin "Skena Popullore" të Berlinit, etj.

Moisiu u vlerësua si aktor në rolet e Osvaldit, Pozes, Hamletit, ndërkohë që vetëm rolin e Fedjas në dramën "Kufoma e gjallë", të Leon Tolstoit e interpretoi 1200 herë.

Vetëm tre vjet para se të ndërronte jetë, në vitin 1935, Moisiu triumfoi në skenat e Evropës në shfaqjen jubilare "Fausti" të Gëtes.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 11:27
Figurat e shquara shqipetare Alipashetepelena

Ali Pashë Tepelena 1741 - 1822

Lindi më 1741 dhe vdiq më 1822 në Tepelenë.

Figura më e rëndësishme dhe më e famshme e historiografisë Shqiptare.

Sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut autonom të Janinës, kryengritës kundër pushtetit të Portës Osmane në Shqipëri.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 11:28
Arkitekt Kasemi 1570 - 1650

(1570-1650). Mjeshtër i arkitekturës klasike osmane.

U lind në fshatin Gremsh të Tomorricës, Skrapar.

Ai ka shërbyer si kryearkitekt i perandorisë osmane, si dhe ka krijuar vepra monumentale origjinale si; Qoshku Bagdad, Qoshku Revan, Xhamia me Fajancë në Stamboll, si dhe mjaft vepra në Shqipëri si bujtina, ura, banja dhe trasete të rrugëve mesjetare Berat, Korçë etj.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 11:30
Figurat e shquara shqipetare Asdreni

ASDRENI 1824 - 1947

Aleks Stavre Drenova 1824-1947

Poet i shquar, publicist dhe veprimtar demokrat.

Është autor i Himnit të Flamurit.

Me krijimtarinë e tij shënoi një hap në kalimin nga romantizmi tek realizmi.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 11:32
Figurat e shquara shqipetare Elenagjika

Elena GJIKA 1829 - 1888

(Dora dIstria) 1829 - 1888.

Shkrimtare dhe publicistë përparimtare rumune me origjinë shqiptare.

Është autore e shumë studimeve si, Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore, Shkrimtaret shqiptare të Italisë jugore, Shqiptarët në Rumani, etj.

Është e njohur në opinionin botëror për ndihmën e dhënë ne çështjen shqiptare.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 11:34
Figurat e shquara shqipetare Eqremcabej

Eqerem ÇABEJ 1908 - 1980

Një nga figurat më të shquara të shkencës së arsimit dhe kulturës shqiptare.

Studimet e larta i ka mbaruar për filologji në Vjenë të Austrisë dhe u specializua në gjuhësinë krahasuese indoevropiane.

Veprimtarinë shkencore e shtjelloi në gjuhësi, por edhe jashtë saj, si; folklor, etnografi dhe histori të letërsisë.

Vend zënë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare.

"Studime etimologjike në fushën e shqipes", "Hyrja në historinë e gjuhës shqipe", "Fonetika historike e shqipes", janë disa prej veprave më të spikatura të tij.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 11:36
Figurat e shquara shqipetare Faikkonica

Faik KONICA 1876 - 1942

Publicist kritik letrar dhe veprimtar politik. Gjatë veprimtarisë së tij është përpjekur për një gjuhë letrare të përbashkët dhe ndihmoi në pasurimin e zhvillimit të stilit letrar dhe publicistik të shqipes së shkruar.

Veprat e tij më të njohura janë "Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit", "Nën hijen e hurmave", etj

Njihet si drejtues i revistës Albania", një prej organeve më të rëndësishme të Rilindjes.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 11:37
Figurat e shquara shqipetare Frangbardhi

Frang BARDHI 1606 - 1643

Leksikografi i parë shqiptar, historian, folklorist dhe etnograf.

Një nga autorët më të vjetër të letërsisë shqipe.

Lindi në një familje të lartë klerikësh të Kallmetit (Zadrimë).

Ka zhvilluar studimet në kolegjin fetar të Loretos (Itali) dhe më 1635 u emërua peshkop i Sapës.

Hartoi dhe botoi fjalorin latinisht- shqip, "Gjergj Kastrioti i Epirit" etj.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 11:39
Figurat e shquara shqipetare Skenderbeu

Gjergj Kastrioti Skenderbeu 1405 - 1468.

Skënderbeu lindi më 1405 dhe vdiq më 1468.

Gjergj Kastrioti ishte një gjeni i papërsëritshëm ushtarak, me besim dhe guxim të madh, filozof dhe njeri që mbajti gjallë dhe ushqeu si askush tjetër lirinë personale dhe pavarësinë kombëtare.

Figura poliedrike e Skënderbeut, sundimtar, diplomat, strateg ushtarak i rangut të parë dhe mbrojtës i krishterimit perëndimor, mbetet gjithherë epiqendra e kryenaltësisë kombëtare shqiptare dhe personaliteti qendror që bashkoi dhe vazhdon të bashkojë të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 11:41
Figurat e shquara shqipetare Gjonbuzuku

Gjon BUZUKU Shekulli XVI

Autori i parë i njohur deri tani i letërsisë shqiptare, shqipëruesi i një libri kishtar që është quajtur "Meshari" (1555), më e vjetra vepër shqipe që ka arritur.

Kopja e librit është e cunguar, i mungojnë 16 faqet e para.

Vepra përmban lëndë kishtare dhe pjesë kryesore të liturgjisë katolike.

Meshari është botuar në alfabetin latin të tipit gjysmëgotik
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 11:42
Gjovalin GJADRI 1899 - 1974

Inxhinier, konstruktor i shquar në projektimin dhe ndërtimin e urave.

Lindi në Shkodër. Njihet si një nga zbatuesit e punimeve të Urës së Matit, një prej urave të njohura në literaturën botërore, e cila në vitin 1999 u shpall monument kulture nga Qeveria shqiptare.

Ndër urat e projektuara prej tij, përmenden, ura e Penkovës, e Mbrostarit, e Rrogozhinës, ura e shëtitores "Dëshmorët e Kombit".
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 11:43
Figurat e shquara shqipetare Ismailkadare

Ismail KADARE 1936

Është shkrimtari më i madh i letrave shqipe. Kandidat i çmimit Nobël në letërsi.

Lindi në vitin 1936 në Gjirokastër.

Është autor i romaneve "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", i përkthyer në tetë gjuhë të botës si; "Muzgu i perëndive të stepës", "Koncert në fund të dimrit" dhe i një serie vjershash, përmbledhjesh, novelash dhe poezish.

Është nderuar me titullin e lartë "Nderi Kombit".

Kadare bën pjesë në Akademinë Franceze ndër 12 anëtarë-shok të huaj të kësaj Akademie, i Akademisë së Berlinit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 11:46
Figurat e shquara shqipetare Ismailqemali

Ismail Qemali 1844 - 1919.

Lindur në Vlorë më 16 Janar 1844 dhe vdiq më 1919.

Ismail Qemal Bej Vlora, Burri më i Larte i Shtetit Shqiptar. figura më madhore, luftëtari i orëve të para për krijimin e një Shqipërie etnike, personaliteti më i shquar dhe më i veçantë i luftës për liri, demokraci dhe bashkim kombëtar, intelektuali i mirëfilltë, një drejtues largpamës dhe njeriu liridashës.

Ai mundi ti falë Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, Pavarësinë Kombëtare - Territoriale.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 11:48
Figurat e shquara shqipetare Jankukuzeli

Jan KUKUZELI Shekulli XI

Është figurë e shquar e kulturës bizantine, me origjinë nga Durrësi dhe njihet si muzikanti dhe këngëtari më i madh i Kostandinopojës në shekullin XI.

Veprat e tij në lëmin e muzikës u përdorën për disa shekuj në muzikën krishtere të Bizantit.

Ai shkroi një sistem të shkrimit muzikor, i cili u bë i njohur me emrin e tij Sistemi Kukuzeli.

Disa nga veprat e tij kryesore janë Himnet Aniksandri, Kënga e Kerubinëve, Psalmi 107, Polilei 117, të pasqyruara pothuajse në të gjitha antologjitë e muzikës bizantine.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 11:50
Figurat e shquara shqipetare Kadriroshi

Kadri ROSHI 1924 - 2007

(Artistit i Popullit). Lindi më 4 janar të vitit 1924 në Mallakastër.

Përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1941. Që nga ajo kohë dhe deri sot, ai numëron 170 role, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike.

Është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 11:51
Figurat e shquara shqipetare Kolidromeno

Kole IDRONOMEO 1860 - 1939

Piktor i Rilindjes Kombëtare, arkitekt dhe fotograf, Piktor i Popullit.
Lindi në Shkodër dhe që në moshë të vogël shfaqi prirje për artin.
Ai kishte një studio fotografike dhe ka dhënë i pari shfaqje kinematografike në vend, në vitin 1912.
Krijoi në pikturë një radhë kompozimesh të karakterit etnografik.
Kryevepra e tij është "Motra Tone" në vitin 1883.
Është i pari në artin shqiptar që trajtoi peizazhin.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 11:53
Figurat e shquara shqipetare Kostandinkristoforidhi

Kostandin KRISTOFORIDHI 1827 - 1895

Lëvrues dhe studiues i gjuhës shqipe, veprimtar i njohur i Rilindjes Kombëtare, arsimit dhe kulturës.

Lindi në Elbasan dhe ndoqi gjimnazin Zosimea të Janinës.

Veprimtaria e tij themelore lidhet me përhapjen e gjuhës dhe shkollës shqipe.

Ai njihet si hartuesi i parë i Abetares së parë shqipe në gegërisht në vitin 1867 dhe një vit më vonë po këtë abetare e botoi në toskërisht.

Vepra themelore është "Fjalori i gjuhës shqipe".
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 11:55
Figurat e shquara shqipetare Kristaqantoniu

Kristaq ANTONIU 1909 - 1979

Këngëtar, tenor dhe bariton (Artist i Popullit).
Lindi në Korçë dhe mërgoi në Rumani, ku dhe përfundoi Akademinë Mimodramatike të Bukureshtit. Interpretoi rolet e para në disa filma kinematografie, ku dhe u bë i njohur.
Si koncertist dhe këngëtar operetash, zhvilloi turne me një trupë nëpër Evropë.
Në Shqipëri u kthye në vitin 35, ku dhe nisi një veprimtari të gjallë artistike.
U shqua në interpretimin e arieve nga operat klasike dhe të këngëve popullore.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 11:56
Figurat e shquara shqipetare Kristokono

Kristo KONO 1907

Kompozitor, Artist i Popullit. Lindi në qytetin e Korçës në vitin 1907.

Ka kryer studimet e larta muzikore në Paris të Francës dhe u diplomua në konservatorin Xh. Verdi të Milanosper klarinete dhe instrumentacione për bandë.

Kur u kthye në atdhe organizoi dhe riorganizoi bandat muzikore të disa qyteteve.

Krahas kompozimeve; si romanca, poema për kor, solist e orkestre, ai ka kompozuar operën "Agimi", vepra e parë e këtij lloji në muzikën tonë si dhe operën "Lulja e kujtimit".

Është nga autorët e parë shqiptarë që vuri motivin popullor në partiturat korale dhe orkestrale dhe e ngriti atë në nivelin e muzikës së kultivuar.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 11:58
Figurat e shquara shqipetare Lasgushporadeci

Lasgush PORADECI 1900 - 1989

(Llazar Gusho), 1900-1989.

Poet lirik. Lindi në Pogradec, në një familje zanatçinjsh. Arsimin e kreu në qytetin e lindjes, më pas u shkollua në Athinë Rumani dhe Austri. Lirikat e tij dashurore, filozofike e atdhetare u përmblodhën në vëllimet "Vallja e yjeve" (1933) dhe "Ylli i zemrës" (1937).

Lasgush Poradeci ka përkthyer në gjuhën shqipe vepra të poetëve të shquar botërorë (Hajne, Majakovski, Pushkin, Gete).
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 12:00
Figurat e shquara shqipetare Mariekraja

Marije KRAJA 1911

Këngëtare e periudhës së Pavarësisë dhe më pas Artiste e Popullit.
Lindi në Zara (Dalmaci), në vitin 1911. Arsimin e mesëm dhe të lartë e ka kryer në Austri.
Veprimtaria e saj përfshin të gjitha gjinitë e muzikës vokale të kultivuar, që nga muzika e dhomës (këngë romance) dhe oratoriale, deri tek muzika skenike.
Ka përfaqësuar artin lirik shqiptar edhe në vendet e Evropës dhe Azisë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 12:01
Figurat e shquara shqipetare Barleti

Marlin Barleti 1460

Marlin Barleti lindi në Shkodër më 1460 .
Mori pjesë në mbrojtjen e këtij qyteti gjatë rrethimit të dytë (1478-1479) nga ushtria e Perandorisë osmane.
Pas rënies së qytetit u largua në trevat venedikase, ku jetoi si prift dhe ku grumbulloi të dhëna për veprat e tij madhore: "Rrethimi i Shkodrës", "Historia e jetës dhe bëmave të Skënderbeut".
Marin Barleti ka dhënë kontribut të madh për historinë dhe etnitetin e kombit shqiptar
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 12:03
Figurat e shquara shqipetare Mitrushkuteli

Mitrush KUTELI 1907 - 1967

Dhimitër Pasko) 1907-1967

Shkrimtar, ekonomist, publicist, dhe përkthyes.

Mësimet e para i mori në vendlindjen e tij, Pogradec, kurse studimet e larta për ekonomi i kreu në Bukuresht të Rumanisë.

Në veprimtarinë letrare njihet për veprat "Net shqiptare", "Ago Jakupi e të tjera rrëfenja", "Fshati im e pi rakinë", "Pylli i gështenjave", "Xinxifillua", "Tregime të moçme shqiptare", etj.

Njihet edhe si kritik letrar.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 12:05
Figurat e shquara shqipetare Madreteresa

Nënë Tereza 1910 - 1962

Nënë Tereza lindi më 26 gusht 1910 në Shkup.

Gjithë jeta dhe vepra e Nënë Terezës është dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria, e madhështisë dhe e dinjitetit të çdo njeriu, e vlerës së gjërave të vogla të bëra me besnikëri e me dashuri, e sidomos, e vlerës së pakrahasueshme të miqësisë me Zotin.

Ajo është simbol i mëshirës për mbarë botën dhe dëshmitare e gjallë e dashurisë së etshme të Zotit.

Në vitin 1962, ajo është nderuar me Çmimin e rëndësishëm Nobël për Paqen.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 12:06
Figurat e shquara shqipetare Naimfrasheri

Naim FRASHËRI 1846 - 1900

Poet i madh i Rilindjes Kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës.

Lindi në Frashër të Përmetit. U shkollua në gjimnazin "Zosimea" në Greqi. Poema e tij e parë ishte "Shqipëria", që entuziazmoi patriotët shqiptarë, botuar në vitin 1897.

Në Stamboll ishte ndër botuesit kryesorë të revistës "Drita", më pas "Dituria", ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat shqipe.

Më 1886 botoi poemën "Bagëti e bujqësi".

Veprat kryesore janë "Qerbelaja", "Historia e Skënderbeut", "Gjuha shqipe", "Korça" etj.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 12:08
Figurat e shquara shqipetare Pjeterbogdani

Pjetër BOGDANI 1625 - 1689

Shkrimtari më i shquar i letërsisë së vjetër shqiptare. Lindi në Gur të Hasit në vitin 1625. Pasi kreu studimet e larta teologjike dhe filozofike në Romë, ku dhe mori titullin Doktor, shërbeu si famullitar në Pult dhe Prizren. Më 1656 u emërua peshkop i Shkodrës dhe më 1677 kryepeshkop i Shkupit.

Vepra më kryesore e tij, "Çeta e Profetëve", u botua në vitin 1685 në qytetin e Padovas në Itali, si dhe u rishtyp në vitin 1691 dhe 1702 në Venedik, me tituj të ndryshëm.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 12:10
Figurat e shquara shqipetare Tefta

Tefta Tashko KOÇO

Artiste e shquar, soprano lirike, Artiste e Popullit.
Lindi në Fajum të Egjiptit.
Studimet për kanto i filloi në Francë, në qytetin Monpelje më 1927 dhe i vazhdoi në Paris në vitin 1930 në Institutin e Lartë të Muzikës.
Në vitet 1931-1932 mori pjesë në konkurset e organizuara nga Konservatori i Parisit, nga "Opera Komike" ku debutoi me rolin e baterflait dhe u vlerësua për cilësitë e saj vokale -interpretative.
Veprimtarinë koncertale ne Shqipëri e nisi në vitin 1935, duke dhënë koncerte në të gjithë qytetet e vendit.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Wed 20 Apr 2011 - 12:12
Figurat e shquara shqipetare Viktoreftimiu

Viktor EFTIMIU 1889 - 1972

Shkrimtar rumun me prejardhje shqiptare. Personalitet i shquar i kulturës rumune dhe asaj botërore.

Akademiku Eftimiu, lindi në fshatin Boboshticë të Korçës, dhe emigroi në vitet e para të jetës në Bukuresht të Rumanisë.

Ndër veprat e tij spikasin romanet "Njeriu që pa vdekjen me sy", "Kokoshi i zi", "Prometeu", "Dr. Fausti" etj, si dhe mjaft krijime me motive shqiptare si; "Portrete dhe kujtime", "Dy kryqe", poemthi "Skënderbeu", eseja "Folklor shqiptar"... etj.

Gjatë jetës së tij, ai mbajti lidhje me vendlindjen.

Në fillimin e viteve 20 ishte kryetar i një Shoqate atdhetare, që punonte për mbrojtjen e të drejtave të Shqipërisë.
Sponsored content

Figurat e shquara shqipetare Empty Re: Figurat e shquara shqipetare

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi