Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Mozaiku i vlerave” i artistit kosovar Don Domenik Qerimi regjistrohet në Librin e Ginesit Empty “Mozaiku i vlerave” i artistit kosovar Don Domenik Qerimi regjistrohet në Librin e Ginesit

Tue 24 Dec 2013 - 20:00
“Mozaiku i vlerave” i artistit kosovar Don Domenik Qerimi regjistrohet në Librin e Ginesit 88tpMozaiku i vlerave”, vepër e rrallë artistike e autorit Don Dominik Qerimi përurohet të shtunën në Gjilan. Qerimi deklaroi për KultPlus se për realizimin e kësaj vepre i janë dashur mbi 50 mijë boça të pishave të cilat janë mbledhur në një periudhë prej katër vitesh. Nesër në Gjilan do të përurohet një vepër e veçantë artistike e cila pritet të çertifikohet nga autoritetet e Librit të Rekordeve Botërore të Ginesit(Guinness World Records).

Bëhet fjalë për një mozaik me sipërfaqe prej 90 metrash katrorë, ku janë portretizuar figurat e tri personaliteteve të shquara kombëtare, Gjergj Kastrioti – Skënderbe, Nënë Terezës dhe Don Boskos.

I tërë punimi është realizuar me boça të pishave natyrore nga autori vendor, prifti katolik Don Dominik Qerimi.
“Mozaiku i vlerave” i artistit kosovar Don Domenik Qerimi regjistrohet në Librin e Ginesit 9rn4Qerimi deklaroi për KultPlus se për realizimin e kësaj vepre i janë dashur mbi 50 mijë boça të pishave të cilat janë mbledhur në një periudhë prej katër vitesh. Ai tha se “Mozaikun e vlerave” e ka realizuar për 53 ditë pune ndërsa për mbledhjen, seleksionimin dhe pastrimin e boçave i kanë ndihmuar të rinjtë vullnetarë të Qëndrës “Don Bosko” në Gjilan, të cilët siç tha, quhen animatorë.“Mozaiku i vlerave” është i gjerë 15 metra dhe i gjerë 6 metra ndërsa do të ekspozohet në mjediset e Teatrit të Qendrës Edukativo-Sociale “Don Bosko” në Gjilan.
Drejtori i i kësaj qendre, shtoi se “Mozaiku i vlerave” është i regjistruar pranë Zyrës Guinness World Records në kategorinë e re të krijuar enkas për rastin e këtij mozaiku, me titullin: ’Largest pine cone mosaic’ (Mozaiku më i madh në botë me boça pishash), me numrin e regjistrimit ID: 437233. Më datën 26 dhjetor 2013 do dërgohen të gjitha dokumentacionet dhe materialet e nevojshme pranë kësaj zyre, për të bërë verifikimin, pranimin dhe çertifikimin e kësaj vepre si Rekordi Botëror Gines i Mozaikut me boça pishash më të madh në botë. Ai tha se katër javë pas përurimit, vepra pritet të çertifikohet nga autoritetet e Librit të Ginesit.
KultPlus.com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi