Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Brazil, s’lejohen pantallonat e shkurtra në zyrë, punonjësi vesh fundin e gruas Empty Brazil, s’lejohen pantallonat e shkurtra në zyrë, punonjësi vesh fundin e gruas

Thu 6 Feb 2014 - 22:30
Brazil, s’lejohen pantallonat e shkurtra në zyrë, punonjësi vesh fundin e gruas 80306



Brazil, s’lejohen pantallonat e shkurtra në zyrë, punonjësi vesh fundin e gruasBRAZIL - Një kompani në Rio De Janeiro ka ndaluar punonjësit e saj që të veshin pantallona të shkurtra, për të mbrojtur veten nga të nxehtit e verës, kështu që, zoti André Amaral Silva u shfaq në zyrën e tij me një fund të bashkëshortes.

Fotoja e tij shumë shpejt mori dhënë, ajo u shpërnda në Facebook dhe në të gjitha rrjete e tjera sociale.

“Kjo nuk ishte aspak një shaka nga ana ime, por një gjë serioze. Unë e zgjidha problemin tim brenda normave ligjore”- shpjegoi punonjësi i zyrave të një agjencie shtetërore në Ro de Janeiro, ku nuk lejohet të prezantohesh me pantallona të shkurtra.

“Në fillim portieri nuk donte të më lejonte të hyja, pastaj u bind, duke logjikuar. Fundi është një aksesor, që lejohet të vishet, pavarësisht se kush e vesh”- vazhdoi André.

Në Rio de Janeiro kohët e fundit ka dalë një ligj i ri, i cili detyron punonjësit e gjykatës të vishen me xhaketë dhe kollare, pa llogaritur të nxehtin e madh, që bën atje.

Por ka edhe disa kompani, që nuk i zbatojnë me përpikmëri, duke i lejuar punonjësit e tyre të vijnë me pantallona të shkurtra, madje ndonjëherë disa vijnë edhe me shapka me gisht.

(er.cu/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi