Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vendet ku ndalohet festimi i Shën Valentinit Empty Vendet ku ndalohet festimi i Shën Valentinit

Tue 11 Feb 2014 - 23:41
Nuk ju pëlqen festa e Shën Valentinit? Jeni beqar dhe nuk dëshironi të ndiheni keq më 14 shkurt? Atëherë shkoni në një prej vendeve që e kanë të ndaluar festimin e kësaj dite.1. MalajziNë këtë vend, myslimanët (përbëjnë 60% të popullsisë) e kanë të ndaluar të festojnë Ditën e Shën Valentinit. Të dalësh për të festuar është një risk i madh në këtë vend.2. IraniNë vitin 2011, Irani ndaloi ditën e dashurisë. Në komunikatën e qeverisë, zyrtarët paralajmëronin se “simbolet në formë zemre, trëndafilat e kuq dhe aktivitetet që promovojnë këtë ditë janë të ndaluara”. Në të kundërt mund të dënoheni me gjobë ose burg në rastin më të keq.

Vendet ku ndalohet festimi i Shën Valentinit S3.amazonaws.com-policymic-images-d04712266730f31befd3922d39c93bf4195a201a54119e35d6b8ea43ee8b143aVendet ku ndalohet festimi i Shën Valentinit S3.amazonaws.com-policymic-images-db23b246a3eee4811fe4dd200a24558f5c094f5ca6c469098e913f4e32a26f42Vendet ku ndalohet festimi i Shën Valentinit S3.amazonaws.com-policymic-images-66e7102a7497cf19928e3e74776305f7a4fa48450c72b3c49ca6921d55f98d79
3. Rusi

Në vitin 2011, guvernatori i provincës së Belgorodit në Rusi, ndaloi festimin e Shën Valentinit. Autoritetet kanë argumentuar se ndalimi është bërë për të mbrojtur “pasurinë shpirtërore”.



4. Arabia Saudite

Në Arabinë Saudite, zyrtarët konservatorë kanë vendosur ligj të ashpër për këtë festë. Shitja e trëndafilave, produkteve të kuqe dhe kartolinat me forma zemre janë të ndaluara me rastin e 14 shkurtit. Fenomeni ka krijuar një treg të zi për produktet e kësaj feste.



5. Indonezi

Klerikët myslimanë kanë urdhëruar çiftet dhe beqarët që të mos shkëmbejnë kartolina, trëndafila dhe unaza pasi kjo është sjellje e palejueshme. Shumë të rinj nga ky vend e kundërshtojnë një gjë të tillë duke festuar dhe protestuar.

6. Florida

Këtë vit, drejtuesit e një shkolle të mesme (Lake Nona High School) kanë ndaluar festimin në publik të festës së të dashuruarve. Studentët që ecin në ambientet e shkollës me tullumbace, arushë dhe lule janë të detyruar të paraqiten në zyrën e drejtuesve të shkollës. Këtë praktikë kanë ndjekur edhe disa shkolla të tjera në Florida.

/Shekulli Online/F.S./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi