Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Moska miraton ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, Putin: S'mund të rrezikoj jetën e rusëve Empty Moska miraton ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, Putin: S'mund të rrezikoj jetën e rusëve

Sun 2 Mar 2014 - 16:11


Moska miraton ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, Putin: S'mund të rrezikoj jetën e rusëve Ushtare%20ruseMoska miraton ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, Putin: S'mund të rrezikoj jetën e rusëve Putin%202
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i kërkoi Dhomës së Lartë të Parlamentit që të miratojë një ndërhyrje ushtarake të Rusisë në rajonin e Krimesë. “Duke parë situatën e jashtëzakonshme që po ndodh në Ukrainë, situatë e cila po kërcënon jetët e shtetasve të Federatës së Rusisë si dhe të Forcave të Armatosura që ndodhen në territorin e Ukrainës, unë propozoj që të përdorim një ndërhyrje ushtarake në territorin e Ukrainës, derisa të stabilizohet situata social-politike e Ukrainës”, -është shprehur presidenti rus, Vladimir Putin.

Vetëm pak orë pas kërkesës së Putin-it për ndërhyrje ushtarake në Krime, kërkesa e tij u miratua nga Moska zyrtare. Dhoma e Lartë e Parlamentit aprovoi me unanimitet kërkesën për ndërhyrje të armatosur në Ukrainë, me justifikimin e mbrojtjes së Flotës Detare në Krime, si dhe për mbrojtjen e jetës së qytetarëve rusë.

Nga ana tjetër kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, i bëri thirrje Rusisë që të ndalë Forcat e Armatosura në Republikën e Ukrainës, dhe se Ukraina nuk do të bjerë pre e provokacioneve ruse. Por nuk ka qenë në një mendje me Yatsenyuk-un, kryeministri i Krimesë, Sergei Aksyonov, i cili i bëri thirrje Rusisë për ndihmë, duke nënkuptuar kështu edhe një “ndihmë” ushtarake në këtë rajon.

“Duke marrë parasysh përgjegjësitë që unë kam për sigurinë dhe për jetën e qytetarëve të vendit tim, unë i kërkoj Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që të ofrojë ndihmë për të sjellë paqe dhe rregull në territorin e Republikës së Pavarur të Krimesë”, -iu drejtua Sergei Aksyonov Rusisë, nëpërmjet një deklarate për mediat.

Akuzat se Rusia po ndërhyn në Krime, duke dërguar atje gjashtë mijë trupa ushatarakë shtesë, Ukraina i bëri që të shtunën, nëpërmjet ministrit të Mbrojtjes, Peniuk.

/Shekulli Online/ E.B./
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Moska miraton ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, Putin: S'mund të rrezikoj jetën e rusëve Empty Re: Moska miraton ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, Putin: S'mund të rrezikoj jetën e rusëve

Mon 3 Mar 2014 - 0:48
Zoti ndihmoftë në këtë situatë,sepse nuk dihet se çka fshihet ndërmjet rreshtave të Putinit ç'mendon në të vërtetë.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Moska miraton ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, Putin: S'mund të rrezikoj jetën e rusëve Empty Re: Moska miraton ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, Putin: S'mund të rrezikoj jetën e rusëve

Mon 3 Mar 2014 - 14:59
Kete qe Shqiperia duhet ta bente per Kosoven, e bene Rusia per Krimene...

Po afrohet njohja e Pavaresise se Kosoves nga Rusia, sipas ketyre fakteve vertetuese...

Greqise i erdhi tharrte nderhyrja e Rusise ne Krimene...
Mbase i vjen embel Shqiperia e Bashkuar, Rusia e Bashkuar, Amerika e Bashkuar, Europa e Bashkuar...
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Moska miraton ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, Putin: S'mund të rrezikoj jetën e rusëve Empty Re: Moska miraton ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, Putin: S'mund të rrezikoj jetën e rusëve

Mon 3 Mar 2014 - 19:47
Gabimi katastrofik i Putinit me Ukrainën

Moska miraton ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, Putin: S'mund të rrezikoj jetën e rusëve 474933475-russias-president-vladimir-putin-attends-a-meeting-in.jpg.CROP.promo-mediumlarge
David Ignatius

The Washington Post

– Napoleoni, thuhet se, gjatë një beteje në vitin 1805 ka dhënë këshillën që: “Kur armiku po bën një lëvizjes false, ne duhet të kujdesemi që të mos ta ndërpresim.” Citimi është përkthyer shpesh se “Kurrë mos e ndërprit armikun tuaj kur po bën një gabim.” Sidoqoftë të jenë fjalët e përpikta, këshilla është e dobishme për pikën e fillesës së mendimit mbi situatën në Ukrainë.

Vladimir Putini ka bërë gabim duke pushtuar Krimenë pasi ka përshkallëzuar një krizë për Rusinë, krizë që është përgatitur prej muajsh të tërë. Do të ishte mirë nëse presidenti Obama nuk do ta lejonte Putinin të bënte këtë gabim. Por, lëvizja e Putinit në Krime duket se buron nga një vlerësim shumë i gabuar mbi mundësinë e korrigjimit të këtij procesi që çoi në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Sa më shumë të futet Rusia në këtë strategji revanshiste, aq më të rënda do të jenë pasojat për të.

Nostalgjia e Putinit për të kaluarën u duk edhe në Lojërat Olimpike të Soçit. Ashtu siç shkroi edhe David Remnick javën e kaluar te ”New Yorker”-i, Putini e konsideron shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si një ”gabim tragjik” dhe kjo olimpiadë celebroi vizionin e tij për një rikthim të fuqishëm të Rusisë. Ky qëndrim e çoi Putinin, ashtu siç e tha edhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry “në aktin e pacipë të agresionit” dhe në “shkeljen e detyrimeve ndërkombëtare”.

Kerry i kërkoi Putinit ta ”zhbënte këtë akt pushtimi”. Lideri rus do t’ia kursente vetes këtë brengë nëse do të ndiqte këshillën e Kerryt, por kjo duket e pamundur. Gabimi i tij në Sevastopol mund të çojë në gabime të tjera gjetiu, edhe pse Putini mund të mënjanojë veprime të pamatura. Por, sa më shumë Putini do të kërkojë të verë në dukje fuqizimin rus, ai vetëm sa do të tregojë dobësinë e saj.

Ndoshta në mënyrë të paevitueshme, duke parë monomaninë politike të Uashingtonit, tema kryesore e fundjavës së kaluar nuk ishte aq sulmi kriminal i Putinit kundër Krimesë sesa nxitja që mund t’i ketë dhënë Obama duke mos treguar mjaftueshëm muskujt. Ka shume kritika të vlefshme për t’iu bërë politikës së jashtme të Obamës, veçanërisht në Siri, por nocioni se sulmi i Putinit ishte një lloj dështimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është pervers.

Për dy muaj, administrata Obama nxiti Bashkimin Evropian që ta merrte më seriozisht krizën ukrainase. Njoftimet amerikane thoshin se Putini tregohej i paduruar me presidentin prorus ukrainas, Viktor Janukoviç dhe kërkonte nga ai që të ishte më i ashpër me protestuesit në sheshin ”Pavarësia” në Kiev. Neveria e Putinit ndaj Janukoviçit ka qenë e dukshme që kur ky i fundit la Kievin, një javë më parë.

Ajo që Putini ka keqkuptuar më shumë është se qendra e gravitetit për ish-Bashkimin Sovjetik ka rrëshqitur drejt Perëndimit. Vendet satelite sovjetike si Polonia dhe Republika Çeke janë anëtarë të BE-së dhe me nivel të mirë jetese. Kombet që përbënin dikur Jugosllavinë u mbijetuan luftërave të tyre të përgjakshme dhe një pjesë e tyre u ringritën si demokraci të konsiderueshme. Ukraina mendohej t’i bashkohej kësaj lëvizjeje drejt Bashkimit Evropian nëntorin e kaluar, por Janukoviçi papritur ndërpreu bisedimet tregtare dhe financiare me BE-në dhe pranoi një kredi prej 15 miliardë dollarësh nga Putini për të qëndruar nën influencën ruse. Në përpjekjet e mijëra ukrainasve të guximshëm, të cilët u përballën me të ftohtin dhe dhunën e policisë, dorëzimi i Janukoviçit ndaj Moskës dukej si një përpjekje për të rikthyer historinë.

Mundësitë për Putinin janë gati të kundërta me vizionet e tij atavike të ribashkimit. Vetëm duke u afruar me Perëndimin, më saktë me Evropën, Rusia mund të dalë nga kurthi i saj demografik dhe politik.

Vit pas viti, sistemi politik i Rusisë po shndërrohet në një despotizëm të korruptuar oriental, me Moskën më pranë Almatit sesa Berlinit. Alternativa për Ukrainën është që të tërheqë Rusinë me vete drejt Perëndimit.

Si ish-këshilltar i sigurisë kombëtare, Zbigniew Brzezinski shpjegon në një libër të botuar në vitin 2008 se “nëse Ukraina lëviz drejt Perëndimit, fillimisht në BE dhe më pas në NATO, mundësia që Rusia të drejtohet nga Evropa është më e madhe… Në këtë rast rusët do të thonë se ”e ardhmja jonë do të jetë më e sigurt, kontrolli ynë kundrejt territoreve në Lindjen e Largët do të jetë më i sigurt… nëse do të ketë një lloj komuniteti atlantik që shtrihet nga Lisbona deri në Vladivostok”.

Rusia e Putinit mund të bëjë ende shumë gabime, për shembull mund të dërgojë trupa në thellësi të territoreve të Ukrainës dhe kështu krijon kushtet për një luftë civile. Këto janë nga ato lloj përllogaritjesh të gabuara që sjellin pasoja katastrofike dhe Obama duhet të jetë mjaftueshëm i zgjuar që të frenojë agresionin rus, por pa specifikuar qartë se cili do të jetë roli i SHBA-së në këtë.

Amerikanët dhe evropianët duhet të bien dakord se kjo ka të bëjë me shkeljen ligjit ndërkombëtar nga ana e Putinit. Unë do të isha i lumtur nëse do të ndërprisnim gabimin e Rusisë, por Putin ende vazhdon të këmbëngulë në kryerjen e gjësë së gabuar. /ATA/
Sponsored content

Moska miraton ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, Putin: S'mund të rrezikoj jetën e rusëve Empty Re: Moska miraton ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, Putin: S'mund të rrezikoj jetën e rusëve

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi