Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Vëllezërit” e Putin-it, në Ukrainë për prorusët Empty “Vëllezërit” e Putin-it, në Ukrainë për prorusët

Mon 3 Mar 2014 - 19:50
Një grup motoristësh rus, i quajtur "Ujqërit e Natës" është nisur në Ukrainë për të mbështetur protestuesit prorusë. Kështu deklaroi lideri i tyre, i cili ka udhëtuar shpesh me Presidentin Putin duke ngarë motoçikletat “Harley Davidson”.Afërsia e këtij grupi me Putinin është kaq e ngushtë, sa Presidenti rus i cilëson ata si vëllezër. Sipas mediave ruse, Putin është mik i ngushtë me liderin e "Ujqërve të Natës", Alexander Zaldostanov-in, i cili njihet me nofkën “Kirurgu”.

Ky grup “patriotik” rus, ka qenë gjithmonë kundër integrimit të Ukrainës në BE. Në një njoftim në faqen e tyre zyrtare, "Ujqerit e Natës" thonë se janë gati të vdesin si luftëtarë.

“Nesër do të organizojmë një aksion që quhet “Pranvera Ruse”, tha Zaldostanovi për një agjenci lajmesh lokale, duke shtuar se grupi do të qëndrojë në qytezën ukrainase Popasnaja, e gjendur në lindje të vendit.

/Shekulli Online/E.D./
“Vëllezërit” e Putin-it, në Ukrainë për prorusët Motorr3“Vëllezërit” e Putin-it, në Ukrainë për prorusët Motorr2“Vëllezërit” e Putin-it, në Ukrainë për prorusët Motorr
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi