Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Feja, sekreti i jetëgjatësisë?! Empty Feja, sekreti i jetëgjatësisë?!

Mon 3 Mar 2014 - 17:03
Message reputation : 100% (1 vote)
118-vjeçari, njeriu më i vjetër në botë, thotë se feja është sekreti i jetëgjatësisë së tij

Feja, sekreti i jetëgjatësisë?! 118%20vjecari
Shumë njerëz janë të përkushtuar ndaj fesë dhe besojnë në Zot. Ka edhe nga ata që i ndjekin me fanatizëm ritet fetare, dhe shumë prej tyre shprehen se ndjehen të qetësuar dhe të çliruar kur praktikojnë ritet fetare.

Por kush do ta mendonte se përkushtimi ndaj fesë të zgjat jetën? Jo të gjithë e besojnë, dhe nuk jemi të detyruar ta besojmë një gjë të tillë. Por ka nga ata persona tek të cilët feja ndikon shumë në jetën e tyre.

Kjo gjë ka ndodhur edhe me Premsai Patel, nga India, i cili njihet si njeriu më i vjetër në botë, plot 118 vjeç. Ai i përket fisit të lashtë të Korbas-it në Chhattisgarh të Indisë, dhe ka lindur në më 11 maj të viti 1896. Patel është një ish-mësues i dalë në pension, raporton "Reuters".

Dita e Patel-it nis ndryshe nga dita e një njeriu të zakonshëm. Mëngjesin ai e nis duke recituar vargjet e “Ramcharitmanas-it”, një shkrim i shenjtë hindu që, sipas tij, “pastron trupin dhe shpirtin”.

Sipas 118-vjeçarit këtu fshihet edhe një pjesë e sekretit për jetëgjatësinë e tij, përkushtimi për fenë hindu dhe perënditë e tij. Ky përkushtim e ka bërë Patel që të mos hajë asnjëherë mish në jetën e tij, sepse ai beson se mishi përmban dëshira djallëzore. Në vend të tij, ai ka konsumuar gjithmonë produktet e kopshtit të tij të vogël, ku kultivon perime dhe bishtajore. Kështu që ky regjim ushqimor mesa duket është sekreti real i jetëgjatësisë.

Me 118 vitet e tij, Patel ka thyer rekordin e botës për jetëgjatësinë e mbajtur nga Misao Okawa, japonezja 115 vjeçe.

Ja si të jetoni më gjatë!

Sipas një publikimi të bërë nga “Yahoo well being”, ekzistojnë tri mënyra të thjeshta për të jetuar më gjatë. Ja cilat janë ato:

1-Përgatisni një skenar

Në jetë nuk duhet të bëni të njëjtat gjëra çdo ditë. Mos e bëni ditën tuaj rutinë. Ajo të vdes. Mundohuni të bëni gjëra të reja në çdo moment. Normalisht, më të rëndësishmet, të cilat ju duhen në përditshmëri dhe nuk mund t’i shmangni, por të paktën kujdesuni të mos bini në monotoni, planifikoni diçka ndryshe.

2-Bëni sa më shumë ushtrime

Puna në zyrë çdo ditë është një nga profesionet vdekjeprurëse. Nëse e keni një të tillë dhe nëse jeni gjatë gjithë kohës ulur, atëherë aplikoni sa më shumë ushtrime për organizmin tuaj, në mënyrë që të siguroni jetëgjatësinë.

3-Bëni vizita te mjeku

Mos e neglizhoni kurrë një vizitë te mjeku. Edhe nëse nuk ndieni asgjë, vizitat rutinë janë të nevojshme, pasi nëpërmjet tyre kuptoni gjendjen në të cilën ndodheni dhe parandaloni të papriturat e padëshiruara.

/Shekulli Online/ E.B./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi