Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të shërohesh nëpërmjet ages së akupunkturës Empty Të shërohesh nëpërmjet ages së akupunkturës

Sun 9 Mar 2014 - 19:40
Mjekësia tradicionale kineze po shihet, si alternativë për kurimin e shumë sëmundjeve. Laura Cami, paciente e teknikës së akupunkturës, tregon se trajtimi është i shëndetshëm dhe nuk ka efekte anësore
Të shërohesh nëpërmjet ages së akupunkturës Laura%201
Dorjana Bezat

Tashmë është bërë e zakonshme të shohësh në Tiranë klinika mjekësore, që ofrojnë shërbime nga mjekësia tradicionale kineze. Pas vitit 2009, në Tiranë erdhën shumë mjekë kinezë, të cilët mundësonin masazhe të ndryshme dhe kurimin e sëmundjeve si; dhimbje koke, dhimbje qafe, të gjoksit, zona lumbare (beli), reumatizma, sëmundje të lëkurës, artritin, paralizat faciale, problemet në dëgjim, dhembjet e stomakut dhe ato abdominale, ftohjet urtikare, therjet e gjoksit, në sëmundjet gjinekologjike duke përfshirë impotencën seksuale, ejakulimin prematur (urinim i pa vullnetshëm) si dhe çrregullimet e menstruacioneve. Ata përdornin disa teknika si masazhi relaksues, kurativ, akupunkture, elektro-akupunkture, termo-akupunkture dhe trajtimin me zjarr.

Akupunktura konsiderohet një fiziokinezoterapi, që kryhet me anë të duarve, duke kryer shpime në pika të veçanta të trupit. Akupunktura është një shembull tipik i mjekësisë alternative, që kombinon një sistem të Lindjes me një teknikë shkencore. Këtë mënyrë mjekimi të guximshme kanë nisur ta përdorin edhe shumë shqiptarë. 35-vjeçarja, Laura Cami është një paciente, që ka zgjedhur si alternativë kurimi mjekësinë tradicionale kineze. Ajo u tre gua e gatshme të ndante me “Shekullin” eksperiencën e saj.

Çfarë problemi shëndetësor keni?

Kohët e fundit kam pasur dhimbje qafe, e cila më shkaktonte dhimbje koke dhe marrje mendsh. Kishte raste kur kisha edhe ndjesinë e të vjellave. Shkova në spital dhe bëra një grafi. Mjekët më thanë se kisha probleme me rruazat e qafës. Rruazat C6 dhe C7 ishin afruar me njëra-tjetrën dhe shtypnin nervat që dilnin nga palca kurrizore. Mjekët më dhanë mjekime me kokrra, të cilat i mora për një muaj rresht. Por, dhimbja sa vinte dhe më shtohej. Nisa të ndjeja dhimbje shpatullash dhe më mpihej dora e majtë. Mjekët më thanë se këto simptoma vinin nga shtypja e nervave dhe se me anë të mjekimeve do të më kalonte.

Si e morët vendimin për t’u trajtuar nga mjekët kinezë?

Fillimisht nisi si kureshtje. Ma sugjeroi një mikja ime dhe unë thashë ta provoja një herë. Mjekja që më trajtoi mua Zonja Wang Yan, pasi pa grafinë më tha se nevojiteshin të bëja 10 seanca. Kështu nisa akupunkturën një herë në dy ditë. Mjekja më njohu me procesin duke më thënë se kjo procedurë ishte shumë e sigurt, sterile dhe se nuk do të më jepte asnjë efekt anësor.

Ndjenit dhimbje gjatë procesit?

Unë i kam shumë frikë gjilpërat dhe në fillim hezitoja ta provoja, por e pashë se nuk ishin të dhimbshme, gati nuk i ndjeja që i kisha në lëkurë. Ato janë aq të holla sa nuk të shqetësojnë aspak.

Pas sa kohësh ndjetë përmirësim?

Tri-katër herët e para, nuk kisha ndonjë përmirësim të dukshëm. Madje, mund të them që ndjeja më shumë dhimbje se më parë. Pas seancës së pestë, dhimbjet i ndjeja më pak dhe pas seancës së dhjetë dhimbjet m’u larguan plotësisht. Tani u riktheva në klinikë pas një jave pushimi për të provuar masazhin.

Do ishit e gatshme ta provonit sërish nëse do të ishte nevoja?

Patjetër që po. Unë ua këshillova edhe disa të afërmve të mi këtë mënyrë kurimi. Më pëlqen, sepse është një trajtim i shëndetshëm dhe pa efekte anësore. shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi