Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Të tërhequra nga djemtë e këqij.. Empty Të tërhequra nga djemtë e këqij..

Sun 16 Mar 2014 - 12:51
Të tërhequra nga djemtë e këqij.. Yjet-1394875558

Kush mund t’u rezistojë pamjes magjepsëse të djemve të këqij dhe të rrezikshëm? Me siguri jo bukuroshet e famshme. Ne ju sjellim disa nga yjet e Hollivudit, të cilat janë dashuruar në djem jo aq të urtë dhe të butë. Fituesja e çmimit, Oskar Anne Hathaway, ishte viktimë e të dashurit me emrin Rafaelo Folieri, një artist i vërtetë për mashtrime.
Ky italian kishte vjedhur miliona dollarë nga investitorët para se të arrestohej dhe të dërgohej në burg. Ellen Pompeo ishte magjepsur nga bukuria e Chris Aivery, i cili kishte përfunduar në burg për shkak të mashtrimeve me kartela të kreditit, ka qëndruar një vit në burg federal, e po ashtu edhe për shitje të drogës.
I dashuri i Jennifer Lopezit, Casper Smart, disa herë ka qenë në burg për shkak të vozitjes së shpejtë, por edhe pa patentë-shofer. Të gjithë ishin të befasuar kur Sandra Bullock kishte filluar romancën me Jessie James. Përveç që njihet si një mashkull që tradhton, siç e ka tradhtuar edhe aktoren, ai disa herë ka qenë gjyq për shkak të parave të cilat i ka fituar në mënyrë të paligjshme.
Dosja e këngëtarit Chris Brown në polici, ishte hapur kur e kishte rrahur të dashurën e atëhershme Rihanna. Pas kësaj, ai shpesh ka përfunduar në pranga për shkak të rrahjeve dhe drogës. Para se të bëhej vërtetë i falshëm, Charlie Sheen ishte në lidhje me një kriminele të vërtetë. Ginger Lynn, një porno-aktore, ka qenë një kohë në burg për shmangie të tatimit dhe pastaj në rehabilitim nga kokaina. Charlize Theron tashmë disa muaj është në romancë me Sean Penn-in.
Mediet shkruajnë se shpresojnë se Penn tani është zbutur, pasi në të kaluarën gjashtë herë ishte arrestuar për rrahje të të dashurës së atëhershme, Madonna. Edhe pse sot është reperi dhe producenti më me ndikim, e kaluara e Jay-Z-it nuk është aq e mirë. Burri i Beyonce përveç që ka shitur drogë, e kishte qëlluar me armë edhe vëllanë e vet.

zeri info
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi