Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vendimi, ulen çmimet për telefonitë celulare Empty Vendimi, ulen çmimet për telefonitë celulare

Wed 19 Mar 2014 - 17:48
Vendimi, ulen çmimet për telefonitë celulare Telefoni
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka miratuar vendimin për uljen e çmimeve për telefonitë celulare. Ky vendim i AKEP-it, nis procesin e orientimit drejt kostove të tarifave të terminimit, apo të shumicës.

Tarifat e termiminimit janë tarifat që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit për çdo thirrje drejt rrjeteve respektive. Ulja e këtyre tarifave pritet që të sjellë forcimin e konkurrencës dhe uljen e tarifave në nivel pakice, pra për përdoruesit. Duke filluar nga data 1 prill, tarifat e terminimit do të ulen me tri faza, deri sa të arrijnë në nivelin e 1.48 lekëve për minutë.

Vendimi i AKEP pritet t’i japë fund dieferencimit, që ka ekzistuar vitet e fundit mes tarifave brenda rrjetit dhe atyre jashtë rrjetit. Për të mbajtur përdoruesit brenda rrjeteve të tyre, operatorët dhe në veçanti ata me pjesë më të madhe në treg, kanë aplikuar tarifa praktikisht nën kosto brenda rrjetit dhe tarifa tejet të larta jashtë rrjetit.

Ulja e tarifave të terminimit krijon mundësinë që operatorët të konkurrojnë më shumë edhe për thirrjet drejt rrjeteve të tjera, tendencë kjo e nisur prej disa muajsh.

/Shekulli Online/E.D./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi