Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Çmimet e larta, Berisha: Të ulen tarifat e shërbimeve celulare Empty Çmimet e larta, Berisha: Të ulen tarifat e shërbimeve celulare

Wed 8 Jun 2011 - 20:22
TIRANE – Lajmifundit – Kryeministri Sali Berisha ka pohuar sot se është i nevojshëm procesi i liberalizimit të tregut të telefonisë celulare si dhe ulja e çmimeve për shërbimet në këtë sektor.
“Sot ministri Pollo më informoi se bashkë me AKEP kanë autorizuar licencën e dytë për 3G dhe ky është një lajmë shumë i gëzuar, pozitiv, për shqiptarët dhe Shqipërinë, të cilët kanë një nga përdorimet më të gjera në Evropë të telefonisë mobile”, tha kryeministri Sali Berisha sot në mbledhjen e qeverisë.
Ai theksoi se faktikisht të internetit, të kompjuterit në xhep dhe sidomos tani me e-cloud të Steve Jobs, një revolucion i dytë i madh u njoftua dje, në San Francisko. E merrni me mend ju që të gjitha të dhënat e aparateve tuaja, mund ti depozitoni në një re që askush nuk e di përveç jush , qoftë një iphone, ipad, çfarëdo që të jete dhe 3G është faktikisht rruga më e sigurtë e këtij komunikimi, tha më tej Berisha.
Sipas tij, telefonia mobile ka njohur një zhvillim të madh rreth dy muaj më parë. Portabiliteti i numrit dhe ka nisur një shfrytëzim masiv i kësaj mundësie që në të vërtetë e ndez garën dhe konkurrencën në mënyrën më të ndershme dhe më të fuqishme. Licenca tjetër 3G edhe kjo do të ndikojë shumë pozitivisht, në çmimet, në shërbimet dhe në shfrytëzimin e të gjitha potencilave që ofron lundrimi në internet. Me kompanitë celulare marrëdhëniet janë shumë të mira, por presim një qëndrim të ri ndaj sms-ve sepse tarifat janë ende për tu ulur me tutje.
Enti Rregullator i vendit ka bërë studime dhe do të bëjë në përputhje me ligjet e vendit dhe ligjin ndërkombëtar, ndërhyrjen e tij, por sidoqoftë unë i ftoj ata ti shqyrtojnë në interesin më të mirë të tyre, ti shqyrtojnë të gjitha këto tarifa të cilat po ulen në mënyrë të ndjeshme, por dhe përdorimi i kësaj telefonie po rritet në mënyrë të ndjeshme. Sidoqoftë 3G është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët, të cilët me fillimin e funksionimit të licencës së dytë do të kenë një garë më të hapur, një konkurrencë më të drejtë, më të ndershme dhe natyrisht një ulje më të sigurtë të çmimeve të shërbimeve që ofron rrjeti 3 G, i cili ëhstë aktualisht rruga më e mirë e përcjelljes së internetit dhe shërbimeve të tij.
Shërbimet e telefonisë celulare në Shqipëri konsideorhen si ndër më të shtrenjtat në Ballkan dhe në Bashkimin Europian.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi