Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Qeveria korrigjon taksën për të “vegjlit” Empty Qeveria korrigjon taksën për të “vegjlit”

Mon 7 Jul 2014 - 22:41

Kur kanë kaluar vetëm gjashtë muaj nga hyrja në fuqi e paketës së re fiskale, qeveria është detyruar të ndërhyjë për ta korrigjuar atë, posaçërisht në pjesën që lidhet me taksimin e biznesit të vogël.

Ministria e Financave pranon se skema e re që miratoi në janar për këtë kategori biznesi ka krijuar një situatë problematike duke taksuar më fort shitësit ambulantë dhe biznesin me xhiro deri në 2 milionë lekë në vit se sa bizneset më të mëdha. Paketa e janarit e ndau biznesin e vogël në dy kategori për qëllime taksimi. Për ndërmarrjet me xhiro nga 0 deri në 2 milionë lekë në vit u miratua një taksë fikse 25 mijë lekë në vit, ndërsa për ato më të mëdha, me xhiro nga 2 në 8 milionë lekë, norma e tatim-fitimit u bë 7.5%.

Por, kjo ka bërë që në gjysmën e parë të vitit ndërmarrjet me xhiro nga 2 në 8 milionë lekë shpesh të kenë një taksë më të vogël se 25 mijë lekë, duke paguar më pak se shitësit ambulant me xhiro dhe fitime më të ulëta.

Për ta korrektuar këtë anomali, qeveria ka çuar një ligj të ri në parlament, sipas të cilit tatimi për bizneset me xhiro nga 2 në 8 milionë nuk mund të jetë më i ulët se sa ai që paguajnë bizneset më të vogla ambulante, pra 25 nijë lekë në vit.

Por, përveç kësaj, në relacion Ministria pranon edhe një tjetër problem, atë të rritjes së barrës krahasuar me vjet për bizneset me xhiro deri në 2 milionë lekë.

“Deri në fund të vitit të kaluar këto biznese paguanin përkatësisht shumën 8 dhe 5 mijë lekë në vit si tatim. Pretendimi i tyre se me futjen e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin në masën 25 mijë lekë në vit, ngarkesa e tyre fiskale rritet dukshëm, realisht qëndron”, pranon Ministria në relacion.

Drafti i ri është përgatitur nga ekspertët e Drejtorisë së Tatimeve. Burime nga ky institucion i thanë Top Channel se në variantin fillestar ata kishin propozuar edhe korrektimin e ngarkesës fiskale për biznesin me xhiro deri në 2 milionë lekë, për ta ulur atë, por kjo nuk është pranuar nga Ministria e Financave pasi mund të krijonte probleme në treg duke e lënë të pandryshuar si varianti ekzistues 25 mijë lekë në vit.

/ Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi