Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Serbët: Është vetëm ndeshje futbolli  Empty Serbët: Është vetëm ndeshje futbolli

Tue 14 Oct 2014 - 13:14

Entuziazmi në Serbi për ndeshjen Shqipëri-Serbi nuk është edhe aq i madh. Shitja e biletave kalon pa problem dhe duket se do të ketë mjaftueshëm për të gjithë.

Një pjesë e tifozëve në këndet e shitjes së biletave paguajnë paratë për t`u futur në stadium.

Nuk do të ketë tifozë shqiptar, edhe për serbët kërkohet karta e identitetit. Një pjesë e madhe prej tyre kërkojnë bileta për zonat neutrale. Ata thonë se duan të shohin ndeshjen dhe natyrisht të bëjnë tifo për Serbinë.

Tifoz: Unë jam tifoz i Serbisë dhe shpresoj se do të fitojë Serbia.

Top Channel: A mendoni se ka pasur mjaft tensione rreth ardhjes së tifozëve. Është kjo e tepruar?

Tifozi: Është e tepruar, nuk është e nevojshme. Mbi të gjitha ky është sport. Do të vijnë dhe gjithçka do të kalojë.

Top Channel: Dini ndonjë gjë për futbollin shqiptar në përgjithësi?

Tifozi: Nuk di shumë. E di që ka mundur Portugalinë dhe duhet të jetë një skuadër e mirë. Me sa di unë deri tani nuk është kualifikuar. Por, as klubet nuk janë prezente në Ligën e Kampionëve apo Ligën e Evropës ndaj nuk di shumë.
-----
Tifoz: Serbia do të fitojë. E di që Shqipëria luan mirë, por natyrisht ne do të fitojmë.

Top Channel: Pse keni blerë biletat, për tifo apo?

Tifozi: Të bëj tifo për Serbinë. Kanë kaluar këto gjëra. Kanë ndodhur keqkuptime dhe kanë kaluar. Edhe francezët e gjermanët janë vrarë mes tyre dhe janë pajtuar. Sa na përket ne, të gjithë shqiptarët janë të mirëseardhur në Serbi. Natyrisht ata që vijnë me qëllime të mira.

Megjithatë, katër mijë policë do të kujdesen për sigurinë e ndeshjes. Jo të gjithë janë kaq miqësorë për këtë ndeshje dhe për disa nuk bëhet fjalë vetëm për pikët. Federata Serbe e Futbollit ka bërë të ditur se ata që krijojnë probleme do të arrestohen, e me procedurë të shpejtë do të shkojnë drejt burgut. Stadiumi i Partizanit është bërë gati për ndeshjen dhe qindra gazetarë do ta ndjekin atë. Përveç shqiptarëve dhe serbëve, interesim ka edhe nga të tjerët. / Top Channel
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Serbët: Është vetëm ndeshje futbolli  Empty Re: Serbët: Është vetëm ndeshje futbolli

Wed 15 Oct 2014 - 5:08
F..k serbia .akoma barbare keni ngel krejt si popull
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Serbët: Është vetëm ndeshje futbolli  Empty Re: Serbët: Është vetëm ndeshje futbolli

Sat 18 Oct 2014 - 21:57
Po i vjen fundi shkive ne qdo aspekt
Trimat ton e mbrojten FLAMURIN qysh i ka hije shqiptarit
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Serbët: Është vetëm ndeshje futbolli  Empty Re: Serbët: Është vetëm ndeshje futbolli

Sat 18 Oct 2014 - 23:44
Message reputation : 100% (1 vote)
Sikur edhe Shqiperia te fitonte 10:0 nuk do te isha gezuar aq shume sa kur pash flamurin ne mes te stadiumit... Kjo eshte me shume se nje fitore .
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Serbët: Është vetëm ndeshje futbolli  Empty Re: Serbët: Është vetëm ndeshje futbolli

Sun 19 Oct 2014 - 19:07
me pelqeu shprehja e shako hoxhes qe tha : flamuri me i bukur ne bote
Sponsored content

Serbët: Është vetëm ndeshje futbolli  Empty Re: Serbët: Është vetëm ndeshje futbolli

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi