Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja si reagojnë serbët, kur mësojnë se qiraxhiu është shqiptar! Empty Ja si reagojnë serbët, kur mësojnë se qiraxhiu është shqiptar!

Sun 23 Nov 2014 - 22:44
Dy gazetarë të gazetës serbe “Blic” realizuan një reportazh për të parë se si do të jetë reagimi i pronarëve të banesave në Beograd, nëse iu thuhet se qiramarrësi do të jetë shqiptar.Në përfundim të këtij lloj “eksperimenti”, gazetarët raportuan se kryesisht pronarët e apartamenteve në kryeqytetin serb, thanë se kurrë nuk do t’i jepnin me qira banesën e tyre një shqiptari.Beogradasit u treguan më të gatshëm t’i jepnin banesën e tyre me qira një çifti homoseksual se sa shqiptarëve, pasi autorët e tekstit kanë pasur rast kur janë paraqitur edhe si çift homoseksualësh për të parë nëse ka paragjykime edhe ndaj pjesëtarëve të këtij komuniteti, raporton Express.

“T’ua jap banesën shqiptarëve? Nuk ka shans! Asnjë të huaji nuk do ia jepja, jo vetëm shqiptarëve”, ka thënë pronarja e një banese në Batajnicë të Beogradit.

Gazetarët deklarojnë se pronarja në fjalë, para se ta merrte vesh që është fjala për një shqiptar, i kishte pranuar të gjitha kushtet e gazetarëve dhe ishte e gatshme ta lëshonte apartamentin e saj me qira.

Autorët e këtij reportazhi ishin gati të hiqnin dorë nga kërkesa për të gjetur banesë për një banor nga Shqipëria në Beograd, por krejt papritmas e gjejnë një të tillë.

“Ata vetëm të mos flasin shumë, të mos i tregojnë emrat dhe të mos tregojnë nga janë. Bën bën, pse jo. Nëse janë seriozë dhe nuk bëjnë probleme, të vijnë fëmijët”, thotë pronari i vetëm që ka pranuar ta lëshojë banesën e tij për studentë nga Shqipëria.

/Shekulli Online/E.H./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi