Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Heroi që përplasi makinën për vajzën Empty Heroi që përplasi makinën për vajzën

Thu 11 Dec 2014 - 1:21
TIRANË - Një situatë e pazakontë ndodhur në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit, u përcoll përmes një foto nga gazetari i njohur, Ilir Kadia. Një vajzë shpëtoi pa u dëmtuar, falë reagimit të këtij drejtuesi të mjetit. Siç ndodhë zakonisht në vendin tonë, këmbësorët nuk lëvizin në vizat e bardha, gjë e cila shpesh ka sjellë dhe aksidente.Sot ndodhi një i tillë, por për të shpëtuar këmbësoren djali i ri i cili ngiste makinën, devijoi nga rruga dhe u përplas me pemën. Gazetari Kadia që ishte dëshmitar i kësaj ngjarje, e quan djalin hero, ndërkohë që vajzës i jep një këshillë.

“Ai djali i ri mbrapa Benzit është heroi! Vajza e re i doli befas para makinës dhe ai devijoi, për ta shpëtuar. I ra pemës! Makina e shtrenjtë u dëmtua! Vajza mori në telefon të dashurin! Djali i ri policinë dhe sigurimet! Mua nuk mu ndejt, por vajta dhe u thashë. Djalit të ri: "Nuk di sa mund të japë policia dhe sigurimet, por t’i ke fituar Medaljen Njeri me gjestin tënd fisnik!" Pastaj vajzës:"Thuaji të dashurit tënd të mësojë datën e lindjes së këtij djali, që tërë jetën ta festoni si ditën e shenjtit tuaj", shkruan në dixhiturën e fotos së publikuar në “Facebook” nga Ilir Kadia.

/Shekulli Online/ J.C./
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

Heroi që përplasi makinën për vajzën Empty Re: Heroi që përplasi makinën për vajzën

Fri 12 Dec 2014 - 21:18
Zoti  e shperbleft ket djal trim
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi