Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Fëmija 3 vjeç, rimishërohet, njeh personin që e vrau dhe gjen eshtrat e tij Empty Fëmija 3 vjeç, rimishërohet, njeh personin që e vrau dhe gjen eshtrat e tij

Mon 2 Mar 2015 - 14:34
Një histori e pabesueshme që ka magjepsur mijëra lexues në të gjithë botën ka ndodhur në kufirin mes Sirisë dhe Izraelit. Një fëmijë 3 vjeç, pretendon se arrin të kujtojë me detaje jetën e tij të mëparshme. Fëmija thotë se është varë dhe u ka treguar autoriteteve vendin ku ndodheshin eshtrat e tij, arma më të cilën është ekzekutuar, madje edhe emrin e vrasësit. Ngjarja ka ndodhur në rajonin Golan, që ndodhet në kufi mes Sirisë dhe Izraelit. Historia e vogëlushit është treguar nga doktor Eli Lasch, i cili ka bërë një libër për rimishërimin.Fëmija 3 vjeç, rimishërohet, njeh personin që e vrau dhe gjen eshtrat e tij 1Nuk ka prova shtesë për vërtetësinë e tregimit, por historia ka tërhequr vëmendjen e shumë lexuesve anglo-saksonë, e cila javën e kaluar u bë virale. Fëmija në fjalë i përket etnisë druze, e cila beson në rimishërimin. Fëmijët  që i përkasin kësaj etnie dërgohen në vendet e jetës së mëparshme, për të kuptuar nëse i ruajnë ende kujtimet. Në këtë pikë, vogëlushi e kaloi kufirin. Ai tregoi vendin ku thotë se është varrosur dhe pas gërmimeve, aty u gjend një kadavër e seksit mashkull. Pak metra  më tutje ai tha se ndodhej edhe arma e krimit, e cila ishte një sëpatë.
Fëmija 3 vjeç, rimishërohet, njeh personin që e vrau dhe gjen eshtrat e tij 2Ndër të tjera, fëmija ka lindur me një vijë ngjyrë rozë në pjesën e ballit, pika në të cilën thotë se është qëlluar me sëpatë. Ajo që e shton më shumë vërtetësinë e historisë, është se vogëlushi kujtonte emrin e tij të mëparshëm. Katër vite më parë, një person me një emër të tillë rezulton i zhdukur. Dëshmitarë të zonës thonë se atë kohë kujtojnë se personi që akuzohet për vrasje, është parë i zbehtë, por ai kurrë nuk e rrëfeu krimin e tij.
2 mars 2015 (gazeta-Shqip.com)
Erisa
Erisa
SpecialDesign
SpecialDesign
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 64
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2014

Fëmija 3 vjeç, rimishërohet, njeh personin që e vrau dhe gjen eshtrat e tij Empty Re: Fëmija 3 vjeç, rimishërohet, njeh personin që e vrau dhe gjen eshtrat e tij

Mon 2 Mar 2015 - 16:46
Cfar prallash ...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi