Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Korçë, zbulohen varre 8000 p.e.s. Empty Korçë, zbulohen varre 8000 p.e.s.

Sat 16 Apr 2011 - 2:50
Zbulimet janë bërë në vendbanimin parahistorik të Sovjanit, Korçë.

Në vendbanimin parahistorik të Sovjanit kanë filluar kërkimet arkeologjike, të cilat do të hedhin dritë mbi nivelin, kushtet dhe mënyrën e jetesës 10 mijë vjet më parë. Zbulimi i nivelit ekonomik dhe shoqeror, kulturës dhe artizanatit, bashkë me ritet mortore që ndiqeshin nga banorët e hershëm dhe lëvizjet demografike e tregtare, pritet të jetë një eveniment për arkeologët shqiptarë.

Vendbanimi i Sovjanit i përket viteve 8000 p.e.s. Tashmë këtu kanë filluar shpimet me sondë në një thellësi deri në 10 metra, për zbulimin e shtresëzimeve historike. Vendbanimi i hershëm është i pozicionuar në afërsi të liqenit të dikurshëm të Maliqit dhe shpimet do të zbulojnë shtresat nën kënetë. Këtu mendohet të kenë qenë të vendosura fiset dhe ekziston një pjesë e mirë e veçorive arkeologjike dhe antropologjike që do të nxjerrin në pah si jetohej 10 mijë vjet më parë. Puna kërkimore e arkeologëve është vazhdim i një pune 3-vjeçare. Zbulimi më i fundit dhe i rrallë që i shton veçantinë këtij vendbanimi ka qenë ai i gjetjes së skeleteve njerëzore gjatë gërmimeve. Zbulimi, që i përket periudhës së bronxit të mesëm, vinte në dukje një ritual të paparë ndonjëherë. Skeletët ishin varrosur brenda banesave. Interesant ka qenë zbulimi i skeletit të pesë foshnjave latante nën 5 muaj jetë secila të varrosura nëpërmjet të njëjtit ritual Brenda ambienteve të shtëpive. Ky sipas përgjegjësit të gërmimeve në këtë vendbanim, Petrika Lera, është një element shumë interesant dhe që i shton veçantinë vendbanimit prehistorik të Sovjanit.

Rituali apo zakoni mortor i konstatuar këtu nuk është hasur në asnjë nga vendbanimet e tjera që ekzistojnë në Shqipëri. Ky zbulim i rrit vlerat e zbulimeve të Sovjanit, që renditet në një nga vendbanimet më të pasura nga pikëpamja arkeologjike. Në këtë vendbanim të hershëm me vlera të konservuara në vite, pritet të zbulohen teknikat e ndërtimit të banesave në periudhën e neolitit të hershëm. Planimetria e banesave në shtresat e vendbanimit të zbuluar prezanton konstruksione të panjohura deri më sot në vend dhe këto janë unikale jo vetëm në Shqipëri, por dhe në shkallë ballkanike. “Me rëndësi janë gjurmimet në kohen absolute, të cilat do të sjellin një rezultat të ri lidhur me kohen e vendbanimeve parahistorike në trevën e Korçës”, sqaron më tej arkeologu Lera. “Kjo është bërë e mundur në sajë të analizave laboratorike dhe të analizave të radiokarbonit C14 që na kanë mundësuar të studiojmë dhe të saktesojme moshat e të gjitha shtresave të vendbanimit të Sovjanit. Në sajë të analizave janë datuar me saktesi fillimet e jetës nga fundi i mijëvjeçarit të tetë para erës sonë.

Por studimet në Sovjan kanë një karakter shumedisiplinor. Në sajë të pjesëmarrjes së specialistëve të fushave të ndryshme është bërë i mundur grumbullimi i një informacioni të gjerë për të njohur veprimtarinë e këtyre banorëve në periudha të caktuara dhe të veçanta të jetës”, shprehet Petrika Lera. Krahas mënyrës së jetesës, të dhënave mbi jetëgjatësinë e banorëve të vendosur në Sovjan dhe të gjallesave( nëse zbulohen skeletë të tjerë), karakteristikave të ndërtimeve dhe materialet që përdoreshin për ngritjen e tyre, etj do të zbulohet dhe cili sektor ka qenë më i zhvilluar nëpërmejt objekteve të përpunuara dhe ritulaet që ndiqeshin nga njerëzit parahistorikë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi