Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dallge jete Empty Dallge jete

Mon 6 Jun 2011 - 19:25
Nga: Entela Hidri/revista "Pertej fjales"

Ishte e pabesueshme se si nje njeri me dallget e jestes mund te trasformohet dhe te tjetersohet ne ate menyre.Pasqyrat e jestes perftonin po te njejtin imazh, po ate fytyre te eger dhe mizore,por shpirti i tij nuk ishte po ai. Dicka e madhe e pakuptueshme kishte ndodhur,Jeta e tij kishte qene e stermundimshme dhe e veshtire,prandaj edhe fytyra e tij kishte pamje te eger.
Me pare edhe njerezit me trima do te strukeshin perpara fytyres se tij,por tani ai perpara kesaj fytyre mituroremte njome,ndihej i pafuqishem.
Kishte punuar pte vite me rradhe ne sigurimin e shteti.Ishte penduar thelle ne shpirt per kete zgjedhje, por ideja se po te hiqte dore mudn te ndeshkohej nuk e kishte lene te kthheh pas.
Gruaja e kishte lene te ve qe kur vajzat e tij,Eni dhe Blerina ishin te vogla.
Ai kishte qene nje baba autoritar dhe i sert dhe kjo kishte krijuar nje hendek shume te madh mes tij dhe dy vajzave te mbetura tashme pa nene.

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dallge jete Empty Re: Dallge jete

Mon 6 Jun 2011 - 19:25
- Eja motër, ashtu si je!.
E mori në vithe të kalit. Kali ikën si shakullimë. Ata kapërcejnë si në ëndërr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e përenj. Hëna e yjet kanë shtangur lart e shikojnë me të drojtur.
Gjatë udhës, motra e pyet vëllanë:
- Kostandin, vëllai im, përse shpatullat e gjëra të janë mbushur me myk?
- Doruntinë, motra im , shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave në luftë. Se në vendin tonë u bënë luftra të mëdha, erdhën armiq të na shkelin dhe ne të gjithë dolëm të luftojmë.
- Kostandin, vëllathi im, përse flokët e derdhura i ke gjithë pluhur?
- Doruntinë motra ime, gjatë udhës kishte shumë pluhur dhe mi pluhrosi flokët.
-Kostandin vëllathi im, përse vëllezërit e mi të bukur si drita, s'kanë dalë përpara të na presin?
- Doruntinë, motra ime, ndoshta janë në lodër e s'presin të vemi sonte.
- Kostandin vëllathi im, përse dritaret e shtëpisë janë mbyllur sot krejt?
- Doruntinë motra ime, i kemi mbyllur se fryn erë e fortë e dimrit nga deti.
Kur arrinë pranë kishës, Kostandini i tha motrës:
- Ti shko përpara se unë dua të hyj të përgjunjem!
Kostandini shkoi e hyri prapë në varr të zi. Kali u bë prapë gur, shala u bë dhè dhe freri i argjendtë u bë rrotullë. Dhe përsëri reth e qark zotëroi heshtja e vdekjes.
Ndërkaq Doruntina ngjiti shkallët dhe trokiti gazmend në derë.
- Mëmë hapma derën!
- Kush je ti që trokëllin aty tek dera?
- Hapma zonja mëmë - Jam jot bijë Doruntina.
- Ikë tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretë. Ti mi more të dymbëdhjetë bijtë e tani ke ardhur të më
marrësh dhe mua që të mos e shoh më Doruntinën time!
- C'po thua ashtu zonja mëmë? Nuk ma njeh zërin? Besa zonja mëmë, jam unë vetë, Doruntina jote.
- Ngul gishtin tek vrima e kycit që të ta shoh e të t'a njoh.
Doruntina nguli gishtin e vogël tek vrima e kycit - atë gisht të hollë e të bardhë. Mëma ia njohu sakaq e i hapi derën.
- Kush të solli këtu, o zemra ime?
- Më solli Kostandini, im vëlla.
- Cili Kostandin, moj bijë? Kostandini im ka vdekur bashkë me të njëmbëdhjetë vëllezërit e tjerë. U vranë në luftë...
Dhe si rinin të dyja,
njëra tek praku e tjetra në derë,
plasën si qelqi me verë...

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi