Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Gjermania dhe Franca bien dakord të ndihmojnë Greqinë Empty Gjermania dhe Franca bien dakord të ndihmojnë Greqinë

Sat 18 Jun 2011 - 1:45
Franca dhe Gjermania duan të kontribuojnë së bashku për shpëtimin e Greqisë dhe sigurimin e euros. Kjo u theksua nga kancelarja Angela Merkel pas takimit me presidentin francez Nikolas Sarkozy në Berlin.
Të dy ishin të një mendimi se shpëtimi i financave greke duhet bërë me pjesëmarrjen e kapitalit privat, mbi baza vullnetare. Franca kishte shprehur më parë skepticizëm në lidhje me pjesëmarrjen e bankave dhe kompanive të sigurimit.
Rregullat përkatëse do të përpilohen në bashkëpunim me Bankën Qendrore Evropiane, tha Merkel, që vuri theksin edhe tek stabiliteti i euros.
“Euro është valuta jonë e përbashkët, Evropa dhe Euro janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, prandaj ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur stabilitetin e euros.”
Ndërsa presidenti francez, Nicolas Sarkozy theksoi angazhimin e përbashkët: ” Më lejoni t’iu them se Franca dhe Gjermania kanë të njëjtin pozicion lidhur me situatën aktuale, Greqinë dhe eurozonën. Angazhimi i Francës dhe Gjermanisë, kur bëhet fjalë për stabilitetin e euros është në nivelin më të lartë.” Çështje të tjera të diskutuara nga
Sarkozi dhe Merkel ishin pasardhësi në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar, largimi i Gjermanisë nga shfrytëzimi i energjisë bërthamore dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme. Mbledhja shërbeu për të përgatitur samitin e ardhshëm BE-së, që do të mbahet në fund të javës së ardhshme në Bruksel.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi