Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kiev, Serbia protestë kundër thirrjeve të Topallit për njohjen e Kosovës Empty Kiev, Serbia protestë kundër thirrjeve të Topallit për njohjen e Kosovës

Sun 3 Jul 2011 - 2:29
Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, u ka bërë thirrje të shtunën vendeve anëtare të organizatës së rajonit të Detit të Zi për bashkëpunim ekonomik (BSEC) që të njohin pavarësinë e Kosovës.
Delegacioni i Kuvendit të Serbisë, që ka marrë pjesë në takimin e kësaj organizate në Kiev të Ukrainës, ka protestuar ndaj thirrjes së Kryeparlamentares së Shqipërisë duke e quajtur si një veprim jodiplomatik të Topallit.
Kryeparlamentarja shqiptare në mbledhjen e Asamblesë së përgjithshme të kësaj organizate, duke marrë rolin e kryesueses, deklaroi se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë pavarësinë Kosovës, ka njoftuar agjencia ukrainase e lajmeve.
Shefi i delegacionit serb në këtë tubim të BSEC-së, Aleksandar Vlahovic, ka deklaruar se përfaqësuesit serbë kanë reaguar menjëherë, duke theksuar se pavarësinë Kosovës e kanë pranuar vetëm tri nga gjithsej 12 anëtare të BSEC dhe se nuk e pranojnë shumica e anëtareve të OKB-së.
Paraqitja e Topallit erdhi vetëm një ditë pasi Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, në samitin e vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Shën Stefan ftoi shtetet pjesëmarrëse që të njohin pavarësinë e Kosovës.
Presioni i shteteve që lobojnë për Kosovën ishte i dukshëm edhe gjatë takimit të paradokohshëm të Komitetit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, ku thuhet se është zhvilluar një luftë e vërtetë diplomatike ndërmjet grupit të vendeve që e kanë njohur Kosovën dhe atyre që e mbështesin Serbinë.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kiev, Serbia protestë kundër thirrjeve të Topallit për njohjen e Kosovës Empty Re: Kiev, Serbia protestë kundër thirrjeve të Topallit për njohjen e Kosovës

Sun 3 Jul 2011 - 2:33
Vetëm Bashkimi i Trojeve Shqiptare do t'i plasë Botës Drejtësinë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi