Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Shqiptarët lobojnë me para dhe femra Empty Shqiptarët lobojnë me para dhe femra

Thu 11 Aug 2011 - 14:10
Lajmi i "Klan Kosova" se komandanti i KFOR-it Erhard Buhler nuk do të largohet i vetëm nga Kosova por me një nuse shqiptare, zgjoi interesim te mediat serbe. Këtë lajm politikanët serbë të Kosovës e komentuan me fyerje të rënda. Milan Ivanoviq fyen nderin shqiptarëve, merret me insinuata për diplomatët amerikanë, e ndërlidhë gjeneralin Buhler me periudhën e nazizmit, ndërsa për nobelistin Ahtisaari thotë se ka marrë para nga “mafia shqiptare” “Lidhja emotive e shefit të KFOR-it me një shqiptare e diskrediton atë si bashkëbiseduesin e parë të bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me krizën në veriun e Kosovës”, shkruan “Pres”, citon “vesti-online”.Milan Ivanovic, kryetar i Këshillit Nacional serb të veriut të Kosovës, ka thënë për “Pres” se “lidhja e shqiptareve të Kosovës me funksionarë të lartë të bashkësisë ndërkombëtare, është dukuri kronike”.“Shqiptarët te ndërkombëtarët lobojnë ose me para ose me femra. Kjo është taktika e tyre. Ta kujtojmë Michael Steinerin, shefin e UNMIK-ut, i cili është ‘lidhur’ me një shqiptare e cila e ka braktisur posa i përfundoi atij mandati... Buhler shihet ashiqare që nuk është miqësor me serbët, ndërsa këtu flitet se babai i ka shërbyer në njësitet gjermane në vitin 1941”, ka thënë Ivanoviq, për të shtuar se “shqiptarët janë të prirë për të ‘montuar gra’, ndërsa njerëzit e fortë janë siguruar përmes privatizimit në Kosovë”.“Pothuaj të gjithëve u janë siguruar vende në këshillat drejtues të kompanive të profitit të lartë. Kështu e kanë siguruar Madeleine Albright, të ndjerin Richard Holbrooke, Wesley Clark... Ndaj, nuk është çudi se të gjithë ata njerëz kanë luftuar për interesat e shqiptarëve më shumë se shtetet e tyre”.
Ivanoviq shkon tutje me insinuata, duke folur për “lidhjet e mafies shqiptare me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë”, pastaj se “Marti Ahtisaari ka marrë para nga mafia shqiptare” dhe se emri i këtij të fundit “ndërlidhet me dërgimin e vajzave si dhuratë ‘bonus’”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi