Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

8 vende lobojnë pro statusit për Shqipërinë Empty 8 vende lobojnë pro statusit për Shqipërinë

Sat 14 Dec 2013 - 17:17
8 vende lobojnë pro statusit për Shqipërinë DownloadTetë vende anëtare të Bashkimit Evropian po lobojnë për një vendim pozitivi të Këshillit të BE-së sa i takon dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë.

Një lëvizje e tillë vjen në një kohë kur Holanda është në kërkim të aleatëve për t'i thënë jo statusit hapjes së dyerve të BE-së për vendin tonë.

Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Hungarisë, Irlandës, Italisë dhe Sllovenisë, i janë drejtuar përmes një letre ministrit të Jashtëm të Lituanisë, vend që mban Presidencën e radhës së BE-së dhe kreut të Politikës së Jashtme të BE-së, Kethrin Ashton.

Në letër argumentohet se, Shqipëria ka përmbushur kushtet që iu përcaktuan një vit më parë. "Përveç kësaj, Qeveria e re në Shqipëri ka marrë një angazhim të fortë për të luftuar korrupsionin dhe e ka vendosur këtë në krye të prioriteve në përputhje me programin e saj", thuhet në letër.

Një votë pro e Këshillit të BE-së - thuhet në letër, - jo vetëm do të inkurajonte Shqipërinë për të vijuar përmbushjen e reformave, por do t'u dërgonte mesazh edhe vendeve të tjera kandidate potenciale se puna e madhe në drejtim të arritjes së standardeve shpërblehet, duke e lidhur këtë me vetë besueshmërinë e BE-së. shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi