Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Egjipt, 73 të vdekur pas dhunës në një ndeshje futbolli Empty Egjipt, 73 të vdekur pas dhunës në një ndeshje futbolli

Thu 2 Feb 2012 - 17:27
Zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë së Egjiptit thanë se të paktën 74 persona kanë mbetur të vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur dje, si pasojë e dhunës pas një ndeshjeje futbolli në qytetin verior në brigjet e Mesdheut, Port Said.

Tifozët e skuadrës vendase, al-Masry pushtuan fushën pas një fitoreje të rrallë kundër skuadrës më të mirë të Egjiptit al-Ahly. Ata qëlluan me gurë, lëndë të lehta plasëse dhe shishe kundër tifozëve dhe lojtarëve të skuadrës kundërshtare. Pamje të transmetuara drejtpërdrejt në televizion tregonin tifozët e skuadrës vendase al-Masry duke ndjekur në fushë e duke ushtruar dhunë mbi lojtarët e skuadrës al-Ahly. Gjithashtu pamjet shfaqën edhe një zjarr në stadium.

Ndërkohë, kryetari i këshillit ushtarak që udhëheq Egjiptin, Marshalli Mohamed Tantawi premtoi se do të identifikojë përgjegjësit e dhunës. Në një fjalim të transmetuar nga një rrjet televiziv sportiv në pronësi të skuadrës al-Ahly, ai tha se dhuna në stadiumin e Port Sadit “nuk do të ketë pasoja për Egjiptin dhe sigurinë e tij”. Ai i bëri këto komente nga një aeroport ushtarak në lindje të Kairos, ku ai priti lojtarët e skuadrës al-Ahly, të cilët u kthyen në kryeqytet me një aeroplan të ushtrisë.

Ministri egjiptian i Mbrojtjes tha se forcat policore kishin arrestuar 47 persona si pjesëmarrës në përleshje. Ministri Mohamed Ibrahim tha se po vazhdojnë kërkimet për të dyshuar të tjerë. Ai tha se 13 mijë tifozë të skuadrës vendase al-Masry kishin hyrë në fushë, duke sulmuar 1 mijë e 200 mbështetësit e al-Ahlit. Ai tha se forcat e rendit u përpoqën të ndërhynin dhe se shkaku kryesor për personat e mbetur të vrarë ishte largimi në rrëmujë e sipër

http://www.panorama.com.al/video/egjipt-dhune-pas-ndeshjes-se-futbollit-35-te-vdekur/
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Egjipt, 73 të vdekur pas dhunës në një ndeshje futbolli Empty Re: Egjipt, 73 të vdekur pas dhunës në një ndeshje futbolli

Thu 2 Feb 2012 - 18:26
Egjipt, 3 ditë zi kombëtare për viktimat pas ndeshjes së futbollit
Egjipt, 73 të vdekur pas dhunës në një ndeshje futbolli Spacer
Egjipt, 73 të vdekur pas dhunës në një ndeshje futbolli Spacer
Egjipt, 73 të vdekur pas dhunës në një ndeshje futbolli Spacer
Egjipt, 73 të vdekur pas dhunës në një ndeshje futbolli 50955_1KAJRO- Këshilli Ushtarak Suprem në Egjipt shpalli tre ditë zi kombëtare, pas vdekjes së 74 personave gjatë një ndeshjeje futbolli, në Port Said, dhe plagosjes së qindra të tjerëve.

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater deklaroi se ''e enjtja është ditë zie për futbollin" dhe se ''një incident i tillë nuk duhej të ndodhte''.
(ma.ar/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi