Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Real Madrid, Mourinho rinovon kontratën  Empty Real Madrid, Mourinho rinovon kontratën

Tue 22 May 2012 - 17:19
Real Madrid, Mourinho rinovon kontratën  Mourinho-Jose

ose Mourinho dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre deri në fund të sezonit 2015-2016. Mediat spanjolle bëjnë të ditur lajmin pa dhënë detaje të tjera për termat ekonomikë.

Pas dy sezonesh në ekipin “merengues” dhe pas shumë spekulimeve për të ardhmen e tij, vjen lajmërimi befasues nga klubi i kryeqytetit spanjoll.

Tekniku portugez ka fituar dy tituj me Real Madrid që pas marrjes së drejtimit të këtij klubi në vitin 2010. Në sezonin e tij të parë fitoi Kupën e Mbretit, ndërsa në sezonin që sapo përfundoi arriti të fitonte titullin kampion.

Ndërsa në Ligën e Kampioneve ka “ngecur” dy herë në gjysmëfinale, në vitin 2011 ndaj Barcelonës dhe ndaj Bayern Munchen këtë sezon.

Këtë vit Real Madridi i tij theu rekordin e golave (121) dhe pikëve (100) në kampionatin spanjoll.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi