Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Ish-futbollisti i Tiranës, kapo i trukimeve në Itali Empty Ish-futbollisti i Tiranës, kapo i trukimeve në Itali

Tue 29 May 2012 - 9:30
Ish-futbollisti i Tiranës, kapo i trukimeve në Itali 54876TIRANE-
Bastet dhe trukimi i ndeshjeve të futbollit me qëllim përfitimet
financiare kanë tronditur dje në mëngjes Italinë, teksa urdhër arrestet e
dala nga Prokuroria e Kremonës kanë çuar nën pranga 19 persona. Mes të
arrestuarve janë emra tepër të njohur si kapiteni i Lacios Stefano
Mauri, sulmuesi i Lacios Xhuzepe Skuli, ish-mesfushori i Xhenoas dhe
aktualisht te Padova Omar Milaneto, si edhe Kristian Bertani, sulmues i
Sampdorias (ish-i Novarës), Paolo Açerbis, portier i Viçencës, Alesandro
Pelikori, ish-sulmues i Torinos, Marko Turati, mbrojtës i Modenës etj.
Nën hetim është edhe Domeniko Krishito, ish-mbrojtës i Xhenoas, që luan
me Zenitin në Rusi, pasi ai është fotografuar duke bërë “pazare” për
ndeshjen Lacio- Xhenoa 4-2. Po ashtu, nën hetim edhe mbrojtësi i
kombëtares italiane Leonardo Bonuçi. Madje, policia ka bërë një blic në
qendrën stërvitore të Koverçanos për të kontrolluar dhomën e mbrojtësit.
Ndërkohë, mes të arrestuarve është edhe ish-ylli i Tiranës Zoltan
Kenesei, i konsideruar nga Prokuroria italiane si shefi i një organizate
kriminale në Hungari. Aktualisht, Kenesei, ish-mesfushor i klubit
shqiptar Tirana, ndodhet i burgosur në Budapest, me akuzën e manipulimit
të eventeve sportive. Arrestimi i tij është bërë për shkak se në
bashkëpunim me futbollistët e mësipërm, por edhe me një grup të
sofistikuar kriminal nga Hungaria, ka marrë pjesë në trukimet e
ndeshjeve në futbollin italian.
ARRESTIMET

vijim të operacionit “Last Bet”, Prokuroria Italiane ka lëshuar dje
urdhërarrestet për 19 persona, kryesisht futbollistë. Stefano Mauri,
Milaneto dhe një pjesë e mirë e futbollistëve kanë përfunduar në qeli,
ndërkohë që operacioni vazhdon. “Që në orët e para të mëngjesit të sotëm
(djeshëm), Policia e Shtetit e Kremonës, Breshias, Alesandrias,
Bolonjës dhe Shërbimi Qendror Operativ, kanë kryer një operacion në
shkallë të gjerë me qëllim kontrollin dhe arrestimin e grupit kriminal
që merrej me manipulimin e ndeshjeve të futbollit (match fixing), duke
operuar në Itali dhe në shtete të tjera”, thuhet në komunikatën e
shpërndarë nga Policia e Kremonës. Të gjithë të arrestuarit akuzohen për
krijim shoqërie kriminale me qëllim mashtrimin në sport.
KONTE
Nga
kontrollet e ushtruara nga Policia, ka qenë edhe ajo e banesës së
Antonio Kontes, trajnerit të Juventusit, skuadër kampione e Italisë. Në
fakt, nuk bëhet fjalë për sezonin e tij në këtë skuadër, por për atë të
një viti më parë te Siena. Kontrolle janë ushtruar edhe në shtëpitë e
një numri të madh futbollistësh në lidhje me dyshimet për ndeshjet
Novara-Siena dhe Albinolefe-Siena. Po ashtu, është kontrolluar edhe
shtëpia e sulmuesit të Kievos Serxho Pelizier, ndërkohë që në qendrën
stërvitore të Koverçanos është parë një BMË e zezë me targa normale, nga
e cila kanë dalë disa oficerë të policisë gjyqësore. Ata kanë shkuar që
në orën 6.25 të mëngjesit për të mbledhur materiale rreth Domeniko
Krishitos dhe Leonardo Bonuçit.
SHQIPTARËT

listën e të hetuarve të publikuar nga Prokuroria e Kremonës nuk mungojnë
emrat shqiptarë. Në urdhërarrest përmendet Safet Altiç, që sipas
Prokurorisë, është shqiptar. Në fakt, dyshimet janë se bëhet fjalë për
një shqiptar nga Mali i Zi, i cili ishte një nga “kokat” e mafies
ballkanike në Itali. “Në bashkëpunim me Xhuzepe Skulin, Altiç
organizonte mbledhjen e shumave të parave për ndeshjen Lacio-Xhenoa. Ai
ishte në dijeni të korrupsionit që po kryhej nëpërmjet miqve të tij
Milaneto, Zamperini e Mauri”, thuhet në urdhër-arrestin e Prokurorisë së
Kremonës. Sipas organit të akuzës, ai kishte raporte të shkëlqyera me
pjesën më ekstreme të tifozerisë së Xhenoas. Madje, ai ishte një njeri i
besuar i Milanetos dhe Skulit, me të cilët fliste edhe në emër, gjë që
tregonte lidhjen mes tyre. Një emër që përmendet nga Prokuroria në
përgjimet e saj është ai i një tjetër shqiptari, i quajtur Kujtim Q
oshi. Megjithatë, ky i fundit përkufizohet si një njeri i besuar i
Altiç.
SHALA
Një nga ndeshjet më të përfolura si
e trukuar është ajo mes Kievos dhe Novarës në Kupën e Italisë, në vitin
2010. Sipas përgjimeve të Prokurorisë, por edhe rrëfimeve të bëra nga
të penduarit si Karlo Xhervazoni, një grup mafioz sllav, i kryesuar nga
Almir Gegiç, u ofroi 150 mijë euro futbollistëve të Novarës që të
humbisnin me shumë gola ndaj Kievos. “Në fakt kështu ndodhi, Novara
humbi me shumë gola, - rrëfen Xhervazoni. – Kujtoj që sllavët takuan
Nikola Ventolën në një hotel dhe i dorëzuan një shqiptari që luante te
Novara (Rijat Shala), 150 mijë euro, të cilat u ndanë edhe me lojtarë të
tjerë, përfshirë portierin Fontana”, shton ai. Kosovari Rijat Shala ka
qenë një futbollist tepër i njohur në Itali, ku ka luajtur me Kaljarin
dhe me Novarën, ndërkohë që në sezonin e shkuar kaloi te Lugano në
Zvicër.
(m.a/GSH/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi