Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Aksident në hedhje shtizë, vdes gjyqtari Empty Aksident në hedhje shtizë, vdes gjyqtari

Mon 27 Aug 2012 - 19:42
Aksident në hedhje shtizë, vdes gjyqtari Heshjeshtize-300x225Një gjyqtar 75-vjeçar, i goditur me shtizë në fyt gjatë një gare atletike në Gjermani, ndërroi jetë rrugës për në spital, ditën e hënë, pas një aksidenti tragjik.

Dieter Schmidt kishte shkuar të maste hedhjen e shtizës së një atleti, kur një konkurrent i radhes lëshoi një shtizë tjetër, e cila për fat të keq i tejçpoi fytin të moshuarit.

Mjekët e pranishëm gjatë mitingut kombëtar të atletikës, që po zhvillohej në Dyseldorf, e asistuan përpara syve të tmerruar të spektatorëve dhe atletëve të tjerë.

Emri i atletit që lëshoi shtizën vdekjeprurëse nuk u bë publik nga media gjermane, për të mbrojtur privasinë e tij si minoren, duke qenë se atleti ishte vetëm 17 vjeç.

Pas ndihmës së marrë në fushën e lojës, Schmidt u dërgua për në spital, ku mbërriti i pajetë, si rrjedhojë e humbjes së madhe të gjakut, pas prekjes së një arterie kryesore.

Vajza 18-vjeçare e gjyqtarit, gjithashtu atlete, ishte e pranishme gjatë zhvillimit të tragjedisë.(tch)
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Aksident në hedhje shtizë, vdes gjyqtari Empty Re: Aksident në hedhje shtizë, vdes gjyqtari

Mon 27 Aug 2012 - 20:16
Me vdek robi kot se koti
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi