Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Provat e palëkundshme kundër Armstrong Empty Provat e palëkundshme kundër Armstrong

Thu 11 Oct 2012 - 14:36
Provat e palëkundshme kundër Armstrong Armstrong-ciklistiii

Legjenda e çiklizmit, Lance Armstrong, ndërmori programin më të sofistikuar, profesional dhe të suksesshëm të dopingut në historinë e sportit”, pretendoi Agjensia Amerikane Anti-Doping (USADA), pasi zbuloi një seri provash të reja për fajësinë e shtatë herë fituesit të Turit të Francës ditën e mërkurë.

Në provat e publikuara që mbështesin dënimin që u dha më parë ndaj 41-vjeçarit, të cilit iu hoqën të gjithë titujt e fituar në karrierë (dënim ende i pakonfirmuar nga Agjensia Ndërkombëtare e Dopingut), përfshihen edhe dëshmitë e një pjese të çiklistëve të tjerë të skuadrës.

Me raportin që do të publikohet i plotë në orët e ardhshme, “USADA” theksoi se “provat kundër Armstrong, të cilat kalojnë 1 mijë faqe, janë të palëkundshme dhe përfshijnë dëshminë e 26 personave që kishin dijeni për marrjen e substancave të ndaluara, midis tyre edhe 15 çiklistë dhe aktorë primarë në këtë aktivitet dopingu”.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi