Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Bastet, “triumfi i drejtësisë” Empty Bastet, “triumfi i drejtësisë”

Mon 29 Oct 2012 - 12:29
Bastet, “triumfi i drejtësisë” Catania-goli

Tingëllon e pabesueshme por ka ndodhur vërtetë në Irlandë. Kompania e basteve Paddy Power ka vendosur t'i japë paratë të gjithë atyreve që kanë vënë bast për fitoren e Katanias apo barazimin, për ndeshjen e tyre të kësaj jave me Juventusin.

Një ngjarje që ka dominuar faqet e para të mediave kryesore italiane në polemika ashtu si edhe drejtuesit e Katanias kundër Juventusit dhe gjyqtarit të ndeshjes, i cili anuloi golin e siçilianëve.

Goli i Bergesios duket qartë që është krejtësisht i rregullt, por gjyqtari Gervasoni në fillim e konsideroi të vlefshëm e më pas e anuloi. Për këtë arsye kompania e basteve Paddy Poëer ka vendosur që të aplikojë sistemin Justice Payout, apo në shqip, triumfi i drejtësisë. Kompania ka paguar të gjithë ata që kishin vendosur bast për këtë ndeshje që përfundonte në barazim apo që fitonte Katania.

Kështu, kompania irlandeze e basteve vendosi të inagurojë sistemin e saj të ri Justice Payout me kampionatin italian.

"Ne i vlerësojmë gabimet e gjyqtarëve gjatë ndeshjeve dhe nëse mendojmë se është gabuar dhe rezultati përfundimtar nuk është i drejtë, minimumi e konsiderojmë bastin nul, pra me koeficient 1, në raste të tjera i japim paratë si në këtë rast me ndeshjen Katania-Juventus", thotë Alesandro Alara, shefi i zyrës së shtypit në këtë kompani.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi