Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

PSG, 100 mln euro për Ronaldon Empty PSG, 100 mln euro për Ronaldon

Wed 31 Oct 2012 - 17:15
PSG, 100 mln euro për Ronaldon Ronaldo-cristiano

Prej muajsh përflitet për bisedime të vështira mes drejtuesve të Realit të Madridit dhe Cristiano Ronaldos për kontratën e tij të re.

Sipas mediave spanjolle portugezi, që aktualisht përfiton 10 mln euro, kërkon rritje page, më shumë për cështje “dinjiteti” nisur nga bisedimet mes Messi-t dhe Barcelonës për kontratën e re ku argjentinasi pritet të përfitojë diku tek 15 milion euro në sezon. Por skuadra e Florentino Perez mendon më shumë për “Fair Play” financiar, nisur edhe nga rregullat e reja të UEFA-s që do të hyjnë në fuqi në 2014.

Mes dy palëve ka një hendek të madh pasi Ronaldo kërkon një pagë prej 18 milion eurosh, ndërsa madrilenët, të paktën për momentin nuk janë të gatshëm të ofrojnë më shumë se 14 milion. Nga ky hendek kërkon të përfitojë sheiku Al Thani për t’i afruar një tjetër as PSG-së së tij të drejtuar nga Anceloti.

Sipas zëravekanë nisur bisedimet dhe në gushtin e ardhshëm pritet të finalizohet supertransferta; 100 milion euro në arkat e Realit, ndërsa Ronaldo shndërrohet në një lojtar të PSG-së duke iu bashkuar Zlatan & CO.

Ai që ka marrë përsipër gjithcka është Jorge Mendes, agjenti i Ronaldos që me bekimin e Mourinho-s ka nisur kontaktet me PSG-në për të përmbyllur transfertën historike. Deri këtu gjithcka paraqitet si një fakt i kryer, por mbetet për t’u parë gatishmëria e Realit të Madridit dhe Florentino Perez për të hequr dorë nga asi i tyre, që vec golave në fushë u arkëton edhe miliona euro nga marketingu.

Megjithatë edhe për këtë pengesë, Jorge Mendes ka asin nën mëngë, Radomel Falcao-n, futbollisti kolumbian i Atletikos së Madridit që po shkëlqen. Atletiko po mundohet që të nënshkruajë një kontratë të re me të në mënyrë që nga shitja të përfitojë diku tek 70 milion euro, një shumë kjo që edhe mund të sakrifikohej nga Real nëse zyrtarizohet divorci me Ronaldon.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi