Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Rossi, i paduruar për rikthimin tek Yamaha Empty Rossi, i paduruar për rikthimin tek Yamaha

Sat 10 Nov 2012 - 9:24
Rossi, i paduruar për rikthimin tek Yamaha RossiYam

Pas një dite provash të lira, të ndërprera për shkak të kushteve të motit, Valentino Rossi mendon për testimet e së martës.

“Kam shumë dëshirë të provoj Yamaha-n. Do të jetë një test i rëndësishëm, ku do të arrij të kuptoj se cili do të jetë potenciali im për vitin e ardhshëm, kështu që shpresoj të mos bjerë shi, të paktën për një ditë. Provat e sotme? Kam bërë disa xhiro, sepse ndodhemi këtu tashmë e mendova ‘i solla të gjithë këtu, kështu që do t’i bëj të paktën 2 xhiro’”, tha Rossi.

Pas batutës, Valentino nisi të komentojë seriozisht dy seancat e provave të lira:

“Këtë mëngjes ishte shumë lagështi, kështu që ishte një seancë e vërtetë, ku kemi kuptuar nivelin e aderimit në pistë të lagur dhe potencialin tonë, por nuk isha i shpejt. Nuk ndihesha mirë mbi motorr. Ndërsa mbasdite bëra një modifikim në konfigurim, kështu që u përmirësova menjëherë. Do të jetë interesante të provoja sërish në pistë të lagur të shtunën dhe të dielën. Bëra edhe disa xhiro me goma për pistë të thatë në fund, por kushtet e pistës nuk ishin perfekte dhe rrëshqisja shumë. Gjithsesi, përshtypja nuk ishte e keqe”.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi