- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Lazio merr derbin, Fiore leksion Milan-it
Mon 12 Nov 2012 - 9:16
Lazio fiton me përmbysje 3-2 derbin ndaj Roma-s. Verdhekuqtë kalojnë të parët në avantazh në minutën e 9-të me Lamela-n, një gol i nisur nga një faull ndaj Luliç.
Megjithatë, reagimi i bardhekaltërve ka qenë i menjëhershëm, të cilët barazojnë në të 35-n, nga një goditje dënimi e Candreva-s, i ndihmuar edhe nga një gafë e Giocoechea, teksa sigurojnë golin e avantazhit në minutën e 43-të me anë të Klose-s.
Një “çmenduri” e De Rossi-t, i cili ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 47-të, pas një goditjeje ndaj Maurit, e lë Romën me 1 lojtar më pak për 45 minutat e mbetura të lojës.
Mauri firmos golin e tretë, vetëm 2 minuta pasi kishte nisur pjesa e dytë, por më pas i duhet t’i bëjë shoqëri De Rossi-t, pasi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Pjanic shkurton distancën, por asgjë më shumë, pasi nuk ka më kohë.
Fiorentina i jep një leksion futbolli, të paktën në 45 minutat e para, ndaj Milan-it dhe, ashtu siç ndodhi kampionatin e kaluar, shtang “San Siro”-n. Përfundon 3-1 takimi për ekipin “viola”, të cilët e arrijnë këtë sukses gjatë pjesës së parë, falë golave të Aquilani-t (një ish) në të 10-n, dhe Borja Valero në të 38-n.
Ndërkohë, Pato gabon një 11-metërsh nga mesi i pjesës së parë për Milan-in. Në të dytën, Pazzini rigjallëron kuqezinjtë, të cilët shkurtojnë me anë të ish-interistit në të 60-n, por një gol i El Hamdaoui-t, në të 88-n, i jep fund takimit.
Janë dashur Hamsik dhe Cavani, në kushtet e tyre optimale, për t’i lejuar Napoli-t të rikthehet te fitorja dhe këtë e bëjnë në transfertë, kundër Genoa-s. Të kaltrit shënojnë golin e 4-t në minutat shtesë, pas një goditjeje me kokë të sllovakut, pas një ndeshjeje tepër të vuajtur.
Genoa kaloi dy herë në avantazh me Immobile (23’) dhe Bertolaçi (54’), por Napoli barazoi me Mesto-n (53’) dhe Cavani-n (79’), përpara se Insigne të vuloste gjithçka në të 94-n.
Në ndeshjen e fundit të javës së 12 të Serisë A, Inter mundet nga Atalanta në transfertë me rezultatin 3-2.
Në këtë mënyrë zikaltërit e drejtuar nga Stramaccioni ndodhen tashmë 4 pikë larg vendit të parë, Juventusit.
Në minutën e nëntë Bonaventura kalon në avantazh Atalantën, ndërsa në minutën e 56 Guarin barazon rezultatin për Interin. Vetëm 4 minuta më pas, Denis i rijep avantazhin bergamaskëve, ndërsa në të 67-n shënon golin e tretë me 11-metërsh.
Në minutën e 84, Palacio shkurton diferencën, por ky gol nuk mjafton që Inter të dale me pikë nga kjo ndeshje.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi