Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Padi shokuese atletes kampione, akuzohet se ka perdhunuar nje femer Empty Padi shokuese atletes kampione, akuzohet se ka perdhunuar nje femer

Thu 15 Nov 2012 - 12:59
Padi shokuese atletes kampione, akuzohet se ka perdhunuar nje femer Images
Padi shokuese atletes kampione, akuzohet se ka perdhunuar nje femer Images

Autoritetet indiane, që po hetojnë rastin e një atleteje, që ka fituar medaljen e artë në Lojërat Aziatike, thonë se ai është një mashkull. Policia e ka akuzuar Pinki Pramanik për përdhunim dhe sulm ndaj një gruaje, me të cilën jetonte në Bengal. Gruaja ishte shprehur se Pramanik ishte një burrë, që i kishte premtuar asaj edhe martesë.

Një ekip prej tetë mjekësh kanë bërë një test për gjininë e atletes dhe kanë arritur në përfundimin se gjenetikisht është një mashkull. Por Pramanik i ka mohuar akuzat, duke thënë se janë një konspiracion. Ajo ka thënë se ka më shumë hormone mashkullore si rezultat edhe i ilaçeve që ka marrë gjatë karrierës si atlete. Madje ka shtuar se mjekët kanë thënë se ajo nuk është në gjendje të bëjë një përdhunim. Prindërit e atletes thonë se ajo është një vajzë shumë e mirë.

Ky nuk është rasti i parë kur sportistet femra dyshohet se janë meshkuj. Kështu ka ndodhur me një atlete të Afrikës së Jugut, që dyshohej se ishte mashkull. Caster Semenya u përfshi në një debat, në fund të të cilit doli fituese, pasi testet provuan se ishte femër.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi