Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Botërori i mundjes për të rinj, në Shqipëri Empty Botërori i mundjes për të rinj, në Shqipëri

Wed 12 Dec 2012 - 16:40
Vendi ynë do të organizojë vitin e ardhshëm kampionatin botëror të mundjes për të rinj. Ky është vendimi që ka marrë Federata Botërore e Mundjes e cila ka sjellë në Tiranë zv.presidentin e saj dhe njëkohësisht presidentin e Federatës Europiane, Tzeno Tzenov.
Botërori i mundjes për të rinj, në Shqipëri 5efndv
Pas takimit që pati mëngjesin e sotëm me ministrin e kulturës, zoti Tzenov është shprehur i kënaqur për vendimin që ka marrë Federata Botërore dhe njëkohësisht për mbështetjen që i dha qeveria shqiptare nëpërmjet ministrit Bumçi.

“Vitin e ardhshëm do të zhvillohet kampionati botëror në 4 stile të ndryshme. Kemi marrë edhe sigurinë nga ministri se shteti do të ndihmojë në organizim”, deklaroi Tzenov.

Më pas presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, ka theksuar se Pallati i Sportit "Asllan Rusi", ku do të organizohet ky aktivitet vitin tjetër, i plotëson të gjitha kushtet.

“Pas inspektimit, vendimi ishte pozitiv dhe jemi shumë të gëzuar. Do të organizohet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, në Tiranë”, deklaroi Biba./Tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi