Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Do bëhem Kampion bote Empty Do bëhem Kampion bote

Sat 5 Jan 2013 - 23:49
Madhesia e germave:
Do bëhem Kampion bote Font_decrease
Do bëhem Kampion bote Font_enlarge







Do bëhem Kampion bote Nuri_Seferi_964624442












Driton ZENKU

Nuri Seferi me prejardhje nga fshati Koritë e Gostivarit, është
tashmë boksier me renome ndërkombëtare. Mirëpo edhe pse i sfidon ringjet
e botës, vëmendjen e ka të kthyer gjithmonë nga vendlindja. Se është
kështu, flasin veprimet gjatë karrierës së tij dy dekadëshe, ku bie në
sy fakti se meçet kryesore i zhvillon

në vendlindje, edhe atë disa herë në Gostivar, dhe së fundmi në
Shkup. Në bisedën për gazetën “Koha”, Seferi me mburrje potencon lidhjen
e tij të ngushtë me vendlindjen, me të cilën mburret dhe ndien një
krenarinë të madhe për identitetin e tij kombëtar gjatë prezantimeve në
ringjet ndërkombëtare.

“Në fakt, tashmë bëhet gati 20 vite që jetoj jashtë vendlindjes,
mirëpo gjithë sukseset e karrierës sime ia kam dedikuar këtij
vendlindjes. Jam nga ky vend, kam lindur këtu dhe kjo është arsyeja se
pse pjesën më të madhe të garave kryesore i kam realizuar në vendlindje,
Është fakt që si unë ashtu edhe çdo shqiptar tjetër, nuk jemi larguar
nga vendlindja nga dëshira. Çdo njëri i ka arsyet e veta,dhe nuk ka qenë
ndonjë pasion për tu larguar nga vendlindja, por gjendja jo e
lakmueshme për ne shqiptarët qoftë në aspektin ekonomik por edhe
politik, që na ka shtyrë të ndjekim këtë rrugë. Mirëpo çdo lëvizje,
frymëmarrje, apo çka do qoftë tjetër, lidhet me vendlindjen. Flas për
çdo shqiptar që është dashur pa dëshirë të emigron jashtë trojeve të
veta etnike”,thotë Seferi. Se atdhedashuria është pjesë e krenarisë dhe
të cilës ia dedikon çdo të arritur të tij, flet edhe modestia e tije
theksuar. Mediumet dhe opinioni i gjerë shqiptar preferojnë ta quajnë
Tajsoni shqiptar, gjë e cila në fakt nuk i sjellë ndonjë satisfakcion.
Ai preferon të thirret në emrin që ia kanë dhuruar prindërit e tij. E
vlerëson nofkën “Tajsoni Shqiptar”, megjithëse kënaqësinë e gjen kur
thirret në emrin e tij, aq më tepër kur tingëllon në gjuhën shqipe.

“Në fakt dua të thirrem me emri që ma kanë dhuruar prindërit e mi,por
kuptohet puna e medias lejon pagëzime të tilla sepse nisen nga dëshirë
për të më identifikuar me boksierin e madh botëror Michael Gerard Tyson.
Në karrierën time thuajse shumicën e ndeshjeve i kam përmbyllur me
fitore që në raundin e parë, dhe ndoshta nga këto të arritura më ka
ngelur nofka “Tajsoni shqiptar”, ose më herët siç e quanin mediat në
Zvicër, “Tajsoni zviceran”. Por, unë jam Nuri Seferi dhe mburrem me
emrin tim”, thotë Seferi.



Nënshtetësia shqiptare, një ëndërr

Njerëzit e suksesshëm një karrierë, jo çdo herë ndahen të kënaqur nga
ëndrrave që i kanë për karrierën e tyre. Kështu, Nuriut deri tani nuk
iu është plotësuar një dëshirë që ka pasur, atë të pajisjes me
pasaportën shqiptare,dhe kjo jo vetëm për ta pasur si një dokument
identifikimi. Sikurse shumë sportist të tjerë shqiptar që kanë lindur
jashtë kufijve administrativ të shtetit shqiptar, dhe që kanë tentuar të
pajisen me nënshtetësinë shqiptare me idenë që shtetin shqiptar ta
prezantojnë në arenat ndërkombëtare, edhe Nuriu nuk ka gjetur
mirëkuptimin e nevojshëm nga ana e institucioneve të shtetit atje. Ka
aplikuar në vitet 2006 / 07 për tu pajisur me këtë dokument, por kërkesa
e tij është neglizhuar nga autoritetet shqiptare. “Besoj që ju i dini
rrethanat sa i përket shtetësisë shqiptare. Për fat te keq, qeveria
shqiptare më ka neglizhuar shumë në këtë aspekt. Mund ta them troç se
nuk i kanë vlerësuar aq sa duhet sportistët shqiptar jashtë territorit
administrativ. Ato i njeh gjithë bota, por shteti shqiptar nuk ka
shprehur kujdesin e duhur ndaj tyre. S’jam i vetmi sportist që e kam
pasur këtë fat. Në vitin 2006 / 2007 kam tentuar disa herë të ndjek
procedurën e marrjes së shtetësisë. Kam aplikuar të pajisem me
nënshtetësinë shqiptare, ngase në paraqitjet ndërkombëtare, është
rregull që të përfaqësohesh nga ai shtet që vjen. Kam shtetësinë e
Maqedonisë dhe atë të Zvicrës. Kam pasur dy opsione për të zgjedhur, ta
përfaqësoj Maqedoninë ose Zvicrën, unë në fakt se kam zgjedh asnjërën
nga shkaku se nuk e ndjej veten as maqedonas e as zviceran. Edhe pse
shteti zviceran ka bërë shumëçka për karrierën time, dhe vazhdimisht i
jam mirënjohës. Sponsorin kryesor që kam tash e 11 vjet është pikërisht
puro zviceran. Për fat të keq më duhet ta them se jam tepër i zhgënjyer
nga qeverisësit shqiptar gjatë këtyre viteve. Nuk na është bërë e mundur
që ta kemi pasaportën shqiptare dhe mbi gjitha të prezantojmë shtetin
shqiptar në ringjet ndërkombëtare. Federatat dhe shoqatat e ndryshme
ndërkombëtare, brenda kohës i kam bindur që të më evidentojnë si
shqiptar”, shton Seferi.

Kur jemi te ëndrra shqiptare, ashtu siç e quan Nuriu, ashtu sikurse
edhe sportistë të tjerë, edha ai shpreson që një ditë të ngjitet në ring
me flamurin e një shteti të përbashkët gjithëshqiptar. Thotë se kjo do
të ishte kënaqësia më e madhe në karrierën e tij.

“Nuk është dëshirë apo ëndërr vetëm e imja, ajo është ëndërr e çdo
shqiptari. Shpresoj që të vij ai moment kur unë do të prezantoj
Shqipërinë etnike si sportist në arenën ndërkombëtare. A do të
realizohet kjo ëndërr së shpejt, këtë do ta dëshmon koha”, shprehet
Nuriu. Në fillim të aktiviteteve të Aleancës Kuq e Zi, Nuri Seferi ishte
ndër personalitet publike shqiptare që përqafoi platformës së saj. Për
atë, platforma e Aleancën Kuq e Zi është ëndërr e çdo shqiptari, edhe
pse shndërrimi në forcë politike, simpatinë e Nuriut e ka zbehur. “Në
kohën kur jam anëtarësuar në Aleancën Kuq e Zi, ajo ka qenë një lëvizje
joqeveritare. Është e drejt e çdo qytetari të anëtarësohet në qoftë se
platforma e veprimit i lenë përshtypje. Pse e kam bërë këtë ? E kam bërë
se më pëlqente platforma e Aleancës dhe që synonte bashkimin e trojeve
shqiptare. Atë botë kjo lëvizje nuk ishte parti politike, kjo ndodhi më
vonë. Jam jashtë çdo norme politike, jam një sportist që i takoj çdo
shqiptari dhe nuk preferoj të merrem me dallime politike që ndajnë
popullin shqiptar. Platforma e Aleancën Kuq e Zi është ëndërr e çdo
shqiptari, andaj dhe e kam mbështetur, edhe pse s’jam pjesë e asnjë
lëvizje politike”, shprehet ai.



Synoj titullin e kampionit botëror

Synimet e tij nuk mbarojnë me titullin e kampionit të Evropës. Plani i
afër i tij, për të cilin punon me përkushtimin më të madh, është
arritja e titullit të kampionit të botës. “Në fillim të karrierës sime e
kam vizatuar piramidën e suksesit tim dhe që e kam pas si pikë
referimi. E kam synuar majën e piramidës,edhe atë pa ndonjë limit kohor.
Në mendjen time e kam pasur idenë se një ditë duhet të jem këtu. Më
janë dashur gati 20 vite të arrijë këtu ku jam, dhe jam shumë i lumtur.
Në fillim, të më thoshte dikush se do më duhej kaq kohë për ta arritur
këtë pozicion, ndoshta do të më demoralizonte, por puna dhe pasioni për
një qëllim të caktuar, të japin kurajon e nevojshme dhe të duhur. Siç e
thash, jam aktualisht kampion i Evropës si një nga federatat kryesore të
boksit në botës, dhe për këtë jam shumë krenar. Maja e piramidës në
këtë kategori janë një amerikan, një rus, një polak dhe unë. Është pjesë
e ëndrrës sime, por jo edhe arritja përfundimtare. Ëndrra ime mbetet
titulli botëror, dhe uroj ta realizoj këtë qëllim”, thotë Seferi. Edhe
pse fundi i vitit e shoqëroi me një lëndim trupor, Seferi mbron bindjen
se fillimi i vitit që vjen do ta gjen më të fuqishëm dhe më të
përgatitur se kurrë më parë, për të arritur qëllimin që ia ka dhënë
vetës. “Aktualisht jam në rehabilitim për shkak se disa ditë para
zhvillimit të ndeshjes së radhës, pësova një lëndim në boshtin kurrizor
dhe anën e majtë të barkut, pata një dëmtim të muskulit. Disa ditë
tentova t`i mos i ndërpres përgatitjet dhe stërvitjet e rregullta,
mirëpo mjekët më sugjeruan që t’i ndërprisja ato, sidomos për shkak të
lëndimeve në boshtin kurrizor. Më duheshin disa javë pushim, mbase ishte
çështje e rrezikshme shëndetësore. U anulua ndeshja dhe tani shpresoj
që me fillimin e janarit të filloj me fitnes dhe vrapim. Nga fundi i
janarit shpresoj ta zhvilloj ndeshjen e radhës. Promotori im është duke
zhvilluar bisedime me promotorin e bartësit të listës botërore të
kampionatit në WBO. Zhvillohen bisedimet për mbajtjen e ndeshjes
eliminatore për titull të botës. Kemi ofertë që ndeshja të zhvillohet në
Amerikë, por promotori imë tenton që këtë ndeshja ta sjell në Evropë.
Tani ngelet puna e marrëveshjes mes tyre. Si datë përmendet 9 marsi, por
asgjë ende nuk është përfundimtare”, thotë Seferi.





20 vitet e ringut me suksese të panumërta

“Është një periudhë e gjatë, gati se 20 vite merrem me këtë sport.
Puna dhe pasioni i madh që kam ndaj këtij sporti, më shtynë të ndjehem
ende shumë i freskët dhe jam në kulminacionin e karrierës sime. Ndaj
bindjen dhe kam besim se akoma kam se çka t’i dhuroj ringut dhe mbi
gjitha kombit që i takoj”, shprehet boksieri Seferi. Duke folur për
rezultatet e arritura në karrierë, Seferi nuk harron të përmend
mbështetjen e shqiptarëve në rrugëtimin e tij të suksesit. Thotë se
tifozët shqiptar e kanë ndjekur edhe në skajet më të largëta të botës.
“Deri tani kam zhvilluar 10 luftëra në boksin amator, nga ato, 9 i kam
pasur me nokaut. Jam shpallur dy herë kampion i Zvicrës në boksin
amator. Kam zhvilluar 39 luftëra në boksin profesionist dhe kam poseduar
disa tituj ndërkombëtar. Për momentin jam kampion evropian në versionin
më të madh botëror “WBO”. Ka dy vite që ky titull është pronë e imja.
Jam i katërt në listën botërore ndër boksierët më të mirë në këtë
kategori, dhe jam shumë i kënaqur me këtë arritje, dhe shpresoj që viti
2013 të jetë një vit i vazhdimit të suksesit tim dhe të sfidoj kampionin
e botës. Me ndihmën e Zotit, shpresoj të jem boksieri i parë shqiptar
që do t’i dhuroj kombit tim këtë titull botëror. Gjithmonë e kam pas
mbështetjen pa rezervë të përkrahësve që më kanë ndjekur gjithandej ku
kam pasur luftime. Edhe në Rusi kam pas tifozë shqiptar që më kanë
ndjekur. U jam shumë mirënjohës, dhe me ndihmën e Zotit, shpresoj tua
kthej me një fitore të madhe kulminante”, shton ai.



2012-ta vit shumë i suksesshëm

Përskaj baticave të shumta shëndetësore si pasojë e stërvitjeve që ka
pasur, rezultatet e arritura e ndajnë të kënaqur nga viti që shkoi. Në
spikamë e nxjerr mbrojtjen titulli kampionin të Evropës për të dytën
herë radhazi kundrejt serbit, Nenat Stankoviç.

“Në fund të vitit 2011 pata një operacion shumë të komplikuar, mirëpo
fal punës së mjekëve në spitalin e Bernit, arrita gjithçka ta tejkaloj
me sukses. Në fakt duhej një periudhë prej 8 muajve rehabilitim, por fal
punës së mjekëve atje, arrita që pas katër muajsh të lëviz dhe ec pa
asnjë problem. Në muajin maj fillova me stërvitjet dhe më 7 korrik
zhvillova ndeshjen e parë në Bern të Zvicrës, në para-meç të Vladimir
Kliçkos kundër amerikanit Toni Tomson. Aty arrita të rikthehem me sukses
dhe të korr fitore dhe ky ishte hapi i parë dhe një test për mua pas
atij operacioni. Pastaj, më 7 tetor në Shkup u zhvillua ndeshja ku dhe
mbrojta titullin e kampionin të Evropës kundrejt Nenat Stankoviqit nga
Serbia. Arrita fitore që në raundin e parë. Këta ishin aktivitet që i
vlerësoj dhe paraqesin një sukses për mua për vitin 2012. Mund ta quaj
një vit të suksesshëm për mua. Për në fund shpreh falënderime për
gazetën Koha, dhe dëshiroj të përshëndes të gjithë bashkëkombësit e mi
këtu në Maqedoni. Mbështetja e tyre ka qenë gjithmonë ndaj meje, dhe
shpresoj që këtë mbështetje ta kem gjatë gjithë karrierës sime. Mos e
harroj edhe Gostivarin i cili gjithmonë ka qenë gjithmonë afër
sportistëve të vet, dhe gjithmonë jam mburrur që jam i kësaj treve”,
përfundoi Seferi.





Edhe vëllai hapave të Nuriut

Familja Seferi nga Korita e Gostivarit, ka edhe një arsye më tepër
për tu mburrur dhe ndjerë krenare. Kombit shqiptar ato i falën dy
ambasadorë të ringjeve ndërkombëtare. Boksieri Nuri Seferi, në
rrugëtimin e tij të suksesit, pas vetes ka pasur edhe vëllain Sefer
Seferi, gjithashtu një boksier karriere në nivel të botës. Aktualisht,
Seferi gëzon brezin e kampionit botëror në versionin më të ri të boksit
PBU, në kategorinë gjysmë të rëndë. Hapave të tij, Nuriu e sheh edhe
vllahun e tij Sefer Seferi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi