- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
MotoGP, Honda zbulon RC213V
Sat 26 Jan 2013 - 9:43
Një pamje dukshëm e rinovuar për Honda HRC, që do të zbresë në pistat e MotoGP për kampionatin e ardhshëm me dyshen e pilotëve Dani Pedrosa e Marc Marquez.
Skuadra është prezantuar në Madrid: bashkë me dy pilotët spanjollë ishte edhe zëvendës presidenti ekzekutiv i HRC-së, Shuhei Nakamoto, dhe drejtori i ri i ekipit, Livio Suppo. Pas humbjes së Stoner-it, Honda është përqendruar totalisht te Pedrosa, për t’i hequr titullin Lorenzo-s, por edhe nga Marquez pritet një duel me më të fortët.
Pikërisht Marquez, që vjen pas titullit kampion në Moto2, nuk i ka fshehur emocionet: “Të qënit këtu, për mua është një ëndërr. Është e pabesueshme se sa kohë ka kaluar, nga ato momente. Tani jam një pilot i MotoGP dhe kur provova motorrin në Valencia jam habitur për fuqinë dhe shpejtësinë e tij në daljet nga kthesat.
Në Malesia jam përshtatur më shumë me reagimin e motorrit, kam mësuar shumë gjëra, por shumë të tjera mbeten për t’u mësuar. Kam ndryshuar edhe përgatitjen fizike, duke parë peshën dhe fuqinë e madhe me të cilën do përballem. Pas disa ditësh, në Sepang do të mësoj se në cilën pikë jam”.
“Motorri i ri ka një impiant të ri freskimi, që do të jetë i domosdoshëm gjatë sezonit. Nuk mundën të bënim shumë gjëra në testet e fundit në Valencia, kështu që mezi pres të shkojmë në Malajzi për të provuar risitë. Grafika e re më pëlqen shumë, besoj se duhej një ndryshim i tillë, pas shumë kohësh që ka mbetur pothuajse e ngjashme”, ka thënë Pedrosa.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi