Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

F1, Perez: Dua të jem protagonist me McLaren Empty F1, Perez: Dua të jem protagonist me McLaren

Thu 14 Mar 2013 - 9:39
F1, Perez: Dua të jem protagonist me McLaren Perez-McLaren

“Nëse je pilot i një skuderie si McLaren, të gjithë të njohin dhe ndjekin çdo gjë që bën.”

Këto janë fjalët e Sergio Perez, pilotit të ri meksikan, i cili do të ketë një detyrë të vështirë këtë sezon: të zëvendësojë Lewis Hamilton në skuderinë britanike.

“Ky sezon do të jetë kyç për karrierën time sepse unë nuk jam një pilot i afirmuar si Jenson Button. Nuk kam në kontratë asgjë të lidhur me objektivat, por kur je tek McLaren nuk mund të kënaqesh me një vit të mirë. Duhet një sezon i shkëlqyer dhe kjo nuk ka nevojë të përcaktohet në kontratë. Më duhet të paraqitem shkëlqyeshëm”, deklaroi Perez për ‘The Sun’.

Meksikani shtoi se nuk e ka problem presionin: “Kam besim tek vetja dhe mund ta përballoj presionin sepse e kam përballuar gjithmonë. Tek McLaren do të kem edhe më shumë presion, por jam përgatitur mirë për të mos zhgënjyer drejtuesit dhe tifozët.”/top channel/



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi