Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Incidente dhe fyerje etnike në finalen e Maqedonisë Empty Incidente dhe fyerje etnike në finalen e Maqedonisë

Thu 23 May 2013 - 14:30
Incidente dhe fyerje etnike në finalen e Maqedonisë NDESHJA%20NE%20MAQEDONINdërpitet finalja Shkëndija-Teteks, shkak fyerjet në baza etnike Ndërpritet mes sharjeve, incidenteve dhe situatës aspak normale finalja e Kupës së Maqedonisë, mes Teteksit dhe Shkëndijës së Tetovës. Komiteti i urgjencave pranë FFM-së, do të mblidhet sot në Shkup, për të diskutuar rreth këtij skandali më të madh në historinë e futbollit vendor. Ky komision i cili përbëhet nga treshja drejtuese e futbollit vendor, në konsultim me komisionet e tyre do të duhet të merë vendimin se kur do të zhvillohet kjo finale mes Shkëndijës dhe Teteksit. Vetëm një do të jetë e sigurt se finalja e sivjetme do të luhet pa prezencën e publikut, pasi ajo u ndërpre për fajin e tyre, pasi nuk respektuan as futbollistët e atyre të cilët kishin ardhur ti përkrahin. Brenda 30 minutave të para, kjo finale e 21-të u ndërpre për dy herë, ndërsa herën e tretë delegati i këtij takimi Toni Ivanovski, në bashkëpunim me Komisionin e sigurimit dha vendimin që mos të vazhdo jë më. Sipas asaj që u tha pas ndërprerjes së takimit, mësohet se me këtë vendim janë pajtuar të dyja skuadrat. Komisioni i sigurimit si dhe delegati i ndeshjes janë pajtuar se është shkelur kodeksi i animit korrekt. Pas gjithë atyre fyerjeve të fansave perballja Shkëndija - Teteksi, e cila luhej ne kuader te finales se 21-t, të Kupës së Maqedonisë nuk e priti fundit e saj. Zyrtarët e Federatës maqedonase të futbollit, për shkaqe sigurie pas dy ndërprerjeve të përkohshme, morën vendimin që kjo finale të ndërpritet. Vendimi për ditën e zhvillimit të kësaj finale mes dy skuadrave tetovare, do të merret deri në orët e vona të kësaj mbrëmje. Por rregulloret e FFM-së, thonë se në raste të tilla në afat kohor prej 24 orëve do të duhet të luhet kjo ndeshje. Kjo është finalja e parë e Kupës së Maqedonisë, e cila për shkaqe sigurie ndërpritet. Në minutën e 12-të të pjesës së parë është ndërprerë ndeshja finale e Kupës së Maqedonisë, për shkak të fyerjeve të tifozëve në baza etnike. Delegati i ndeshjes ka dhënë urdhër deri tek arbitri kryesor i takinit Aleksandar Stavrev për ndërprejen e ndeshjes, deri sa të ndalen fyerjet. Është ky një vendim radikal, por ndoshta një preventiv për tiu dhënë fund këtyre dukurive të pahijshme nëpër stadiume. Futbollistët e Shkëndijës dhe të Teteksit kanë braktisur terenin dhe gjenden në dhoma të veshjeve. Mësohet se ndeshja do të vazhdoj dhe se ky ishte një kartonë i verdhë për tifozët e dy palëve. Në fillim të takimit tifozët e Shkëndijës, ballistët vërshëlluan himnin e Maqedonisë.shekulli
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi