Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

"Messi rrezikon Botërorin" Empty "Messi rrezikon Botërorin"

Fri 14 Jun 2013 - 14:31
Mallkimi" i Lionel Messit mund të jetë sërish kombëtarja argjentinase. I kritikuar shumë për paraqitjet e tij të dobëta me fanelën "albiceleste", fituesi i katër "Topave të Artë" rrezikon të zhvillojë një tjetër paraqitje zhgënjyese në Botërorin "Brazil 2014". Alarmin e jep ish përgatitësi atletik i Argjentinës, Fernando Signorini, i cili e bazon hipotezën e tij në problemet fizike që po kalon numri 10, duke shtuar se ai duhet të nisë menjëherë pushimet për të rikuperuar sa më shpejt atë tërheqje muskulare të pësuar në Paris.
Sipas tij, shkak për formën e dobët të Messit mund të bëhet numri i madh i ndeshjeve sepse nëse në vitet 80-90 lojtarët zhvillonin 80 deri në 90 ndeshje në sezon, ata tani luajnë rreth 120 takime. Në vijim, Signorini shton se gjatë tre viteve, lojtari nuk pësoi asnjë dëmtim por mosha e tij po kalon dhe të aktivizohesh në rreth 100 takime si titullar është e pamundur ta përballosh fizikisht dhe këtë Messi ka filluar ta ndiejë shumë.
Në fund, ish përgatitësi atletik shtoi se nëse një lojtar pëson më shumë se dy tërheqje muskulare në të njëjtin vend, atëherë dëmtimi bëhet serioz sepse rrezikon të kthehet në një traumë. Signorini ishte pjesë e Argjentinës në botërorihn e zjvilluar tre vjet më parë në Afrikën e Jugut.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi