1 mln euro për fitoren e kuqezinjve?
prej Mon 13 Oct 2014 - 11:26

Lajmi ende i pakonfirmuar qarkullon në rrjetet sociale, sipas të cilave Benz është prekur thellë nga lajmi se tifozët shqiptare nuk mund të jenë pjesë e tribunës së Beogradit, dhe për këtë ka ofruar 1 milion euro për fitoren e kombëtares tonë. Gjithashtu në mediet sociale thuhet se, ai i ka ftuar biznesmenët e tjerë që ta përkrahin kombëtaren në ndeshjen kundër serbëve.
Benz është shprehur se është prekur thellë qëndrimi i mbajtur nga një shtet që e njeh bota për gjenocidin dhe masakrat që ka bërë ndaj kombit tonë, dhe sot në vend që të ndjejë keqardhje për të, ata mundohen që të kufizojnë përkrahjen ndaj Kombëtares.
E ndërsa ky lajm pritet të konfirmohet, kombëtarja do të ketë një arsye tjetër për të luftuar fort në ndeshjen kundër skuadrës serbe.
/Ora/Shekulli Online/E.H./


Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit
Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi