Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Parlamenti Evropian refuzon ndarjen e Kosovës Empty Parlamenti Evropian refuzon ndarjen e Kosovës

Mon 21 Nov 2011 - 15:51
21.11.2011 | 08:59
Bruksel - Parlamenti Evropian do të diskutojë nesër (e martë) në Bruksel, në një seancë të Komitetit për Politikë të Jashtme, për raportin për integrimet evropiane të Kosovës, të përgatitur nga raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, deputete e të gjelbërve austriakë në Parlamentin Evropian.

Ajo tashmë ka dorëzuar draftin e këtij raporti, kopjen e të cilit e ka siguruar edhe “Koha Ditore”. Në këtë raport, që është në formën e mocionit për rezolutë, Parlamenti Evropian pritet që qartë të refuzojë çfarëdo mundësie për ndarje të Kosovës, duke rikujtuar edhe në rezolutat e mëparshme të këtij Parlamenti, ku një ide e tillë ishte hedhur poshtë. Parlamenti Evropian vazhdon të jetë institucioni i vetëm i BE-së, i cili e trajton Kosovën si shtet të pavarur, megjithëse nga diplomacia serbe janë shtuar presionet që ky trajtim të ndryshojë dhe që Parlamenti, ashtu siç bëjnë Këshilli dhe Komisioni, të ketë një qëndrim “neutral ndaj statusit”, që do të thoshte të mos e trajtojë Kosovën si shtet.

Ky trajtim është parë deri më tani në formën e vendosjes së simboleve shtetërore të Kosovës gjatë vizitave të zyrtarëve kosovarë dhe në mbështetje të pavarësisë në disa rezoluta radhazi. Por raporti do të jetë mjaft kritik ndaj Kosovës, po ashtu duke rikujtuar në parregullsitë në zgjedhje dhe mosdënimin e përgjegjësve, dhe këtu përmenden fjalë të qarta “mashtrime dhe parregullsi serioze” , e jo fjalë diplomatike si “mangësi”, që përmendet nga disa zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë. Kritikat e Parlamentit Evropian për mashtrimet në zgjedhje duhet të merren seriozisht, sepse Parlamenti Evropian ishte i vetmi institucion i BE-së, i cili kishte vëzhguesit në terren në Kosovë, kur u regjistruan këto parregullsi.

Në këtë raport, duke rikujtuar se pavarësia e Kosovës është njohur nga „87 shtete“ deri më tash, përfshirë edhe 22 anëtare të BE-së, thuhet se “do të mirëpritej njohja e pavarësisë nga 5 shtetet e mbetura të Bashkimit Evropian“. Kjo fjali duket se paska zbutje krahasuar me Rezolutën e mëparshme me të cilën shtetet e BE-së ishin ftuar që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Në pjesën ku flitet për rolin e BE-së në Kosovë dhe perspektiven evropiane të Kosovës në këtë projektrezolutë përkujtohet se „Strategjia e BE-së për ta bërë perspektivën evropiane të prekshme edhe për Kosovën nuk ka qenë e suksesshme deri më tash dhe pak rezultate janë arritur“. /koha/
Naki
Naki
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 177
<b>Hobi</b> Hobi : Peshkimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Republika e Kosoves
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 11/02/2010
http://www.nasergashi.com

Parlamenti Evropian refuzon ndarjen e Kosovës Empty Re: Parlamenti Evropian refuzon ndarjen e Kosovës

Mon 21 Nov 2011 - 16:13
Message reputation : 100% (1 vote)
Edhe ketu po te komentoj Luan. Europa njehere u mashtrua me rrenat e serbve nuk ndodhe dy here
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi