Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! Empty ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”!

Tue 13 Dec 2011 - 19:58
Faik Krasniqi

Është ajo thënia e famshme ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar” që përdoret tek shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni”, kur tenton të flasësh apo të shkruash kundër Berishës. Unë nuk do të bëhem sharlatan sikur ai, por do t’i rendis një nga një disa nga tradhtitë që i ka bërë kombit shqiptar, Sali Berisha. Sali Berisha ka qenë dhe mbetet më antikombëtari i gjitha kohërave historike që ka pasur populli shqiptar ndonjëherë, posaçërisht për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve ekzistues të Shqipërisë. Lind pyetja pse?
1) Sali Berisha ishte kundër pajtimit kombëtar që çoi mosrealizimin e bashkimit shqiptar, sepse mos pajtimi krijon përçarje dhe s’mund të arrish qëllimin për bashkim në të gjitha pikëpamjet me rëndësi kombëtare.
2) Sali Berisha në vitin 1994 i dha popullit shqiptar në Shqipëri atë kushtetutën e famshme ku pikërisht ajo kushtetutë parashihte që populli shqiptar që jetojnë nën sundimin e sllavëve t’i gëzonin disa të drejta njerëzore, por jo edhe kombëtare bile-bile më kujtohet se si dilte para popullit shqiptar dhe bërtiste për atë kushtetutë në mënyrë që t’i bindte shqiptarët në Shqipëri se kjo kushtetutë ishte më demokratikja në gjithë rruzullin tokësor derisa edhe zëri i patë humbur, por deshi fati populli shqiptar kuptoi grackën e këtij antikombëtari dhe ajo kushtetutë dështoi të miratohet.
3) Sali Berisha, më 1994-95 furnizoi Millosheviçin me naftë për ta shtypur rezistencën shqiptare në Kosovë për çlirim, pasi siç dihet atëbotë Serbia kishte embargo, dhe për të humbur gjurmë ndaj kësaj informatë ishte pikërisht kjo arsyeja pse është zhdukur (likuiduar) patrioti kombëtar Remzi Hoxha nga njerëzit (SHIK-U) e Sali Berishës.
4) Sali Berisha ishte shkaktari kryesor për ngjarjet e 97-ës dhe tragjedinë shqiptare.
5) Sali Berisha në vitin 1998 deshi të bëj puç ushtarak në Shqipëri, mu në momentin kur bashkësia ndërkombëtare hapte një kapitull të ri për çështjen e shqiptarëve në ish Jugosllavi, dhe pikërisht ky moment mund të vlerësohet si antikombëtar pasi që vëmendja e faktorit ndërkombëtar ishte drejtuar në ato momente kah Shqipëria, se si duhej të veproj në ato momente, por nuk po e zgjas më tepër.
6) Sali Berisha solli në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë: priftin nacionalist grek, Anastas Janullatos.
7) Sali Berisha deshi t’i shesi 225 km2 det Greqisë, por falë Kolonel Myslym Pashait që e bëri publike në opinion këtë marrëveshje dhe e dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese, kjo marrëveshje e ”fshehur” u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.
Sali Berisha ndërtoi varrezat e ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, gjoja qenkan vrarë duke e ”mbrojtur” Shqipërinë nga nazistët gjermanë.
9) Dhe së fundi, Saliu në Parlamentin e Shqipërisë miratoi ligjin për regjistrim të popullsisë (sipas qejfit të Greqisë), me vetëdeklarim të kombësisë dhe fesë, por javën e kaluar Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për ndryshimin e kombësisë.
Kjo është një fitore e madhe dhe historike e shqiptarëve, e në veçanti e Aleancës Kuq e Zi, e cila muaj më parë patë dërguar ankesë në Gjykatën Kushtetuese për moslejim të ndryshimit të kombësisë.
I ceka vetëm disa veprime antikombëtare në pika të shkurtra sepse ka edhe shumë veprime të këtij njeriu që kanë penguar kombin shqiptar të eci dhe të zhvillohet të paktën krahas popujve që kemi përreth, e jo të ngelemi mbrapa siç kemi ngelur deri më tani. Vetëm edhe diçka, si mundet Sali Berisha të krenohet për liberalizim vizash kur Shqipëria është shtet gati 100 vjet dhe të jetë e fundit për liberalizim para Kosovës. Maqedonia është shtet që prej vitit 1991, Mali i Zi është shtet që pesë vite dhe arritën ta gëzojnë liberalizimin e vizave para Shqipërisë, kësaj nuk i thuhet sukses por dështim për Sali Berishën. Sa i përket zgjedhjeve ky është njeri i rryer për të vjedhur dhe s’mund të ketë zgjedhje demokratike derisa ky despot është në skenën politike. Personalisht jam tepër i shqetësuar se kah po shkon kombi shqiptar, edhe sa kohë na duhet këso klika njerëzish si Saliu t’i kemi në krye të vendit, (Zoti ju sjelltë mendjen shqiptarëve), dhe pikërisht shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë nuk duhet ta përkrahin këtë njeri, po ç’ti bësh kur propaganda sllave i ka prishur edhe mendjet e shëndosha shqiptare.

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Lëvizjes”ALEANCA KUQ E ZI”)
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! Empty Re: ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”!

Tue 13 Dec 2011 - 20:02
Ja bemat e tradhetarit Sali...
Glaucias
Glaucias
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 216
<b>Hobi</b> Hobi : Peshkimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shume larg
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/12/2010

”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! Empty Re: ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”!

Tue 13 Dec 2011 - 21:41
Plotesisht dakort...!
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! Empty Re: ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”!

Tue 13 Dec 2011 - 21:43
kush kekan kto zotni qe e dashkan Salen kaq shume? .......kur ti vije dita me ik ai rob do bajme feste kombetare se kaq burre i mire asht
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! Empty Re: ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”!

Tue 13 Dec 2011 - 21:48
As Berisha e askush se meriton te jete ne ate pushtet nga keta qe jane duhet pastruar parlamenti nga te ter e te hyne te rinj,populli yne ka nevoje per njerez me te rinj e nje fryme me te re e ide te ndryshme se me keta e pame hajrin si surrati i tyre e bene e Shqiperine..
E askujt
E askujt
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1473
<b>Hobi</b> Hobi : volejboll , psikologjia , romanet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne endrrat e tua...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/12/2011

”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! Empty Re: ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”!

Tue 13 Dec 2011 - 21:49
per mendimin tim , berisha nuk esht per tu admiruar....sepse sic do politikan , ka ber dhe ai ato te vetat
por di te them qe , duke e krahasuar ate me politikan apo parti te tjera , them se ngelet mundesia me e mir qe kemi

pse duhet te shikoj un te kaluaren , me ca akuza qe jo te tera jan te verteta....kur mund te shoh mjaft mir te tashmen
di qe tani kemi 24 ne 24 drita...uj....
di qe tani , jan shtruar shum po shum rrug....e qe vete ne tiran per 3 or...
di qe tani , kam mundesi te studioj atje ku dua , pa veshtiresi
di qe ka varferi....por esht normale per nje shtet te vogel , e qe ska as me pak e as me shum se 21 vjet ne demokraci !!!

Te besosh se ka politikan te ndershem , esht si te besosh se ka K**** te virgjer.......!!!
kshu qe , shikoni realitetin o njerez....e mjaft iket pas eres
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! Empty Re: ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”!

Tue 13 Dec 2011 - 21:54
Cilet rruge moj Mari apo ate qe per nje jave degjuam se u prish e duhej rregullim serish,uje e drita keni ku ne Tirane me duket se e ke fjalen se nga ne akoma e kane lene me turne e oret me aktive te nje gruaje kur ajo gatuan e ben dreke pune atehere ikin e dritat pa le uji qe i mbushin kovat me rradh ne banje si nje here e nje kohe,,,Shqiperia seshte vetem Tirana e rrethet perreth por e vendet e tjera se zakonisht ne Tirane kuntribojne me shume pasi eshte Kryeqyteti,,mor te zhduken nga me i vogli deri tek me i madhi nuk na nevojiten,,,
E askujt
E askujt
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1473
<b>Hobi</b> Hobi : volejboll , psikologjia , romanet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne endrrat e tua...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/12/2011

”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! Empty Re: ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”!

Tue 13 Dec 2011 - 21:57
motra un jetoj ne vlor.....jo ne tiran
e di qe shum rrug jan rregulluar....dhe jo vetem kryesoret ( mos harro se dhe ne amerik gjen lagje te mjerueshme Wink )
di qe vemi e vim ne kosov pa asnje penges....fal autostrades qe esht ber

ti , vetem te ishe mendjeleht do besoje se , po te vin njerez me te rinj , e me frym te reja , do e rregullonin vendin ton.......sepse TE GJITH mbushin xhepat moj motra....pastaj mendojn per popullin....Wink

duhet shum , po shum pun qe shqiperia te eci ne rrugen e integrimit...por shkallet ngjiten nje e nga 1
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! Empty Re: ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”!

Tue 13 Dec 2011 - 22:05
Mari_1 shkruajti:motra un jetoj ne vlor.....jo ne tiran
e di qe shum rrug jan rregulluar....dhe jo vetem kryesoret ( mos harro se dhe ne amerik gjen lagje te mjerueshme Wink )
di qe vemi e vim ne kosov pa asnje penges....fal autostrades qe esht ber

ti , vetem te ishe mendjeleht do besoje se , po te vin njerez me te rinj , e me frym te reja , do e rregullonin vendin ton.......sepse TE GJITH mbushin xhepat moj motra....pastaj mendojn per popullin....Wink

duhet shum , po shum pun qe shqiperia te eci ne rrugen e integrimit...por shkallet ngjiten nje e nga 1

E para e punes Sala apo kushdo qofte le te rregulloj njehere rruget e vendit perbrenda qe te munden femijet nga fshatrat perreth te ven ne shkolle e mos levizin njerezit me mushka si ne kohen e baba qemos ush e ush neper male,e dyta nuk thash se te rinjte do bejne mrekullira e as e besoj ate gje por idete e ketyre i pame tashme treguan cfare mund te japin e cfare mund te bejne per ate shtet tani erdhi koha tia len pushtetin dikujt tjeter mjaft mbushen keta xhepat e vet kaq kohe dhe tjetra mire te na behet ne se fajtore jemi ne e jo ata pasi votojme e zgjedhim me ryshfet e dinakeri te na behet mire ne jo shqiperise por e ashtu mendoj se ka njerez te rinj te arsimuar serioze e me diploma qe kane per te dhen shume ne ate vend por qe jane keta qe sua lejojne jo pushtetin po as nje karrige brenda ne qeverine e tyre qe kan krijuar...
E askujt
E askujt
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1473
<b>Hobi</b> Hobi : volejboll , psikologjia , romanet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne endrrat e tua...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/12/2011

”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! Empty Re: ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”!

Tue 13 Dec 2011 - 22:12
cdo gje do behet pak nga pak
dhe rruget e fshatrave jan rregulluar....por ai gomari te ngordhi sipas teje Razz
kshu ja fute cik kot...sepse fshati ngelet fshat
ky diskutim , po ti hym mir , nuk dalim me...me beso
por , mendimin tim e shpreha me lart ...dhe i qendroj po atij !!!
shqiperia ka shum per te ecur.....por dhe ne kto 21 vjet a ecur mjaft ( duke mos harruar dhe pengesat qe ka pasur , si '97 psh )
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! Empty Re: ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”!

Tue 13 Dec 2011 - 22:26
Mari_1 shkruajti:cdo gje do behet pak nga pak
dhe rruget e fshatrave jan rregulluar....por ai gomari te ngordhi sipas teje Razz
kshu ja fute cik kot...sepse fshati ngelet fshat
ky diskutim , po ti hym mir , nuk dalim me...me beso
por , mendimin tim e shpreha me lart ...dhe i qendroj po atij !!!
shqiperia ka shum per te ecur.....por dhe ne kto 21 vjet a ecur mjaft ( duke mos harruar dhe pengesat qe ka pasur , si '97 psh )

Moj Mari nuk jam ketu te deshmoj nese ja kam fut kot apo jo por te them dicka tjeter ty pervec kesaj qe rruget neper fshatra sjan rregulluar e ato pak qe kan rregulluar po te shkosh mbas nje jave do i shikosh prap te prishura e di pse..sepse keto i bejne pune nxitimi e per vota pasi ne kohen e votimeve nxitohen te bejne dy tre gjera ne shqiperi qe te tregojne se po bejne dicka e te rrin ne pushtet e dyta i lem fshatrat perreth te them tjetren le ti krijojne kushtet nje familjeje te rrit femijet e vet e mos lypin per buken e gojes sa ne plera e ne fanare qe mos them me tragjiken qe shesin trupat e vet,njeri/a me prostitucion tjetri shet organe si veshkat per te mbijetuar e te mbaj femijet..jane gjera qe po ndodhin keto akoma e sot e i degjojme ne syte tona po ndodhin te gjitha po bejme si cdo here te njejtin avaz nje sy qorr e nje vesh shurdh vec ne te jemi mire te shtrihemi gjere e gjate ne divan te nderojme kanalet e te qeshim me cdo gjepur qe na qasin para sikur aty jashte te jen te gjitha ne rregull e mos kete ndodhur asgje e as na perket...E sa kohe do flini gjume o njerez po zgjohuni njehere,,,
E askujt
E askujt
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1473
<b>Hobi</b> Hobi : volejboll , psikologjia , romanet
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne endrrat e tua...
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 01/12/2011

”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! Empty Re: ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”!

Tue 13 Dec 2011 - 22:39
Message reputation : 100% (1 vote)
Aииå shkruajti:

Moj Mari nuk jam ketu te deshmoj nese ja kam fut kot apo jo por te them dicka tjeter ty pervec kesaj qe rruget neper fshatra sjan rregulluar e ato pak qe kan rregulluar po te shkosh mbas nje jave do i shikosh prap te prishura e di pse..sepse keto i bejne pune nxitimi e per vota pasi ne kohen e votimeve nxitohen te bejne dy tre gjera ne shqiperi qe te tregojne se po bejne dicka e te rrin ne pushtet e dyta i lem fshatrat perreth te them tjetren le ti krijojne kushtet nje familjeje te rrit femijet e vet e mos lypin per buken e gojes sa ne plera e ne fanare qe mos them me tragjiken qe shesin trupat e vet,njeri/a me prostitucion tjetri shet organe si veshkat per te mbijetuar e te mbaj femijet..jane gjera qe po ndodhin keto akoma e sot e i degjojme ne syte tona po ndodhin te gjitha po bejme si cdo here te njejtin avaz nje sy qorr e nje vesh shurdh vec ne te jemi mire te shtrihemi gjere e gjate ne divan te nderojme kanalet e te qeshim me cdo gjepur qe na qasin para sikur aty jashte te jen te gjitha ne rregull e mos kete ndodhur asgje e as na perket...E sa kohe do flini gjume o njerez po zgjohuni njehere,,,

te ajo pj qe theksova , e shikon qe ke fol ne pergjithesi...dhe ske then BERISHA .....sepse kto i bejm pothuajse te gjith politikanet
madje madje , dhe ata te rinjt qe ty te ngjallin shpres....sepse te gjith per ate dreq karrige luftojn....smendon njeri per ne moj motraaa

1 njeri qe esht i zoti ...te mos dali atje ne cep te rruges per te lypur...po ta bej 1 cop shkoll...e te perpiqet..sepse leku ste vin te dera..duhet te luftosh
spo them qe shqiperia esht lule...e am theksuar shum her.....por esht shum me ndryshe nga cish , gjat kohes se fatos nanos....apo akoma me keq po te ish ne duart e edi rames
(po flisnim per sali berishen , e ti permbahemi temes )
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! Empty Re: ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”!

Tue 13 Dec 2011 - 23:07
Mari_1 shkruajti:

Mesa di une sfola per njerin vetem mi por per te gjithe politikanet ne pergjithesi ku e pe ti te personalizoj dike thjesht thash qe duhen hequr te gjithe qe nga Sala deri tek me i vogli pastaj supozohet e degjohet se te shumtat e ketyre rregullimeve i ka bere Sala per vendin e jo dikush tjeter ndaj je ti ketu e shume te tjere qe e mbroni dhe e mbeshtesni pikerisht per keto dy gjera qe ka reklamuar se ka bere ne vend dmth asgje hic ska bere se ato kan qene pune sa per sy e faqe e te kemi te themi tani gjynah e paret qe jane harxhuar per te shtruar guricka neper rruget qe kam pare une ncnc...Shqiperia moj moter po i ngjit shkallet nga tre e nga tre ne vend qe ti ngjit nje e nga nje e ka marr rrembyer mendojne se me drogen,prostitucionin,e xhveshjen shthurjen e jetes se po modernizohen e po arrine Evropen por njeheresh po shikojme si po bien e po thyejne koken nga ter keto se nuk shikojme te marrim dicka qe ka vlere e mund te jap frut te mire per vendin por kopjojme plerat e perendimit e po i sjellim tek ne....Mos me permend Ramen apo dike tjeter se thjeshte ma peshtine si njeri e tjetri nga keta qe jane..

Ku te bej shkollen me cfare leku me cfare mundesie kur e ato pak mundesi qe ka ja shkurtojne tjetrit se duhet te punoje per te ndihmuar familjen e ska kohe per shkoll apo kjo e fundit mbas gjith atij mundit e studimeve te harxhosh qimet e kokes e ne fund te mos gjesh pune edhe pse me diplome,,i rrofte diploma atij e mundi qe ben prinderit per ta arsimuar qe te kete nje te ardhme kur e vetmja gje qe ju mbetet te bejne rinise se sotme eshte te bredhi sa ne nje kafene ne kafene tjeter nga papunesia e vendit dhe ata pak qe punojne ,punojne per 5000 mije leka te qelbura per ore te tera duke len e shkollen pas se skan kohen por as deshiren se jau vrasin endrrat per jeten para kohe kriminelet e shtetit..
Istogali
Istogali
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1173
<b>Hobi</b> Hobi : Futbollii
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Istog
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/11/2011

”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! Empty Re: ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”!

Wed 14 Dec 2011 - 17:01
Tek Shqiptaret Nga Kosova Berisha KOnsiderohet si babai i Kombit Shqiptare por ka edhe asi qe ne Shqiperin tone e urrejn dhe asht gje normale sepse dallojn Opozita dhe Pozita
Tash mbas jam shqiptar dhe vi nga Kosova Une jam simpatizant i Flaket i Aleances Kuq e Zi,por e dhe Babit te Kombit Sali Berisha
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! Empty Re: ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”!

Wed 14 Dec 2011 - 17:11
Ju e mbroni se eshte vendas i juaji,pra nga anet tuaja e jo sepse ja vlen e mendoni se ka te jap per Shqiperine dicka me shume se ato u pane tashme kaq vite...Ps sic kam une kengetaren Ermira Babaliun,Pogradecare sigurisht qe si bashkeqytetare per mua eshte kengetare e mire por kjo sdo te thote se keni te njejtin mendim te gjithe apo Lasgush Poradecin une mund ta permend ne cdo teme letersie ose te them eshte poeti me i mire pikerisht se eshte nga poetet nga Pg por ka e te tjere poete shume te mire ne Shqiperi...
Istogali
Istogali
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1173
<b>Hobi</b> Hobi : Futbollii
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Istog
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/11/2011

”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! Empty Re: ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”!

Wed 14 Dec 2011 - 17:29
e ti ben ndarje trevave e sheh sa je qellon fjalis
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! Empty Re: ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”!

Wed 14 Dec 2011 - 17:51
haha jo ne politike vetem ne art bej ndarje une opla
Istogali
Istogali
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1173
<b>Hobi</b> Hobi : Futbollii
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Istog
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/11/2011

”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! Empty Re: ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”!

Wed 14 Dec 2011 - 17:52
Edhe Lul Basha asht nga Kosova
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! Empty Re: ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”!

Wed 14 Dec 2011 - 17:54
Kush ishte ky?!? jupi ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! 45550
Istogali
Istogali
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1173
<b>Hobi</b> Hobi : Futbollii
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Istog
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/11/2011

”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! Empty Re: ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”!

Wed 14 Dec 2011 - 17:54
Krytari i Selanikut : Very Happy
EpiKada
EpiKada
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3107
<b>Hobi</b> Hobi : Jam fisnike kam zemren gure Si Shqiponja ne flamure Mburrem dhe jam krenare Qe kam lindur Shqiptare nga do qe te jem me ndjek fati se jam vajze LaBe hesapi!!
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Cteduhetty
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 13/02/2011

”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! Empty Re: ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”!

Sun 18 Dec 2011 - 0:47
Mari_1 shkruajti:
Aииå shkruajti:

Moj Mari nuk jam ketu te deshmoj nese ja kam fut kot apo jo por te them dicka tjeter ty pervec kesaj qe rruget neper fshatra sjan rregulluar e ato pak qe kan rregulluar po te shkosh mbas nje jave do i shikosh prap te prishura e di pse..sepse keto i bejne pune nxitimi e per vota pasi ne kohen e votimeve nxitohen te bejne dy tre gjera ne shqiperi qe te tregojne se po bejne dicka e te rrin ne pushtet e dyta i lem fshatrat perreth te them tjetren le ti krijojne kushtet nje familjeje te rrit femijet e vet e mos lypin per buken e gojes sa ne plera e ne fanare qe mos them me tragjiken qe shesin trupat e vet,njeri/a me prostitucion tjetri shet organe si veshkat per te mbijetuar e te mbaj femijet..jane gjera qe po ndodhin keto akoma e sot e i degjojme ne syte tona po ndodhin te gjitha po bejme si cdo here te njejtin avaz nje sy qorr e nje vesh shurdh vec ne te jemi mire te shtrihemi gjere e gjate ne divan te nderojme kanalet e te qeshim me cdo gjepur qe na qasin para sikur aty jashte te jen te gjitha ne rregull e mos kete ndodhur asgje e as na perket...E sa kohe do flini gjume o njerez po zgjohuni njehere,,,

te ajo pj qe theksova , e shikon qe ke fol ne pergjithesi...dhe ske then BERISHA .....sepse kto i bejm pothuajse te gjith politikanet
madje madje , dhe ata te rinjt qe ty te ngjallin shpres....sepse te gjith per ate dreq karrige luftojn....smendon njeri per ne moj motraaa

1 njeri qe esht i zoti ...te mos dali atje ne cep te rruges per te lypur...po ta bej 1 cop shkoll...e te perpiqet..sepse leku ste vin te dera..duhet te luftosh
spo them qe shqiperia esht lule...e am theksuar shum her.....por esht shum me ndryshe nga cish , gjat kohes se fatos nanos....apo akoma me keq po te ish ne duart e edi rames
(po flisnim per sali berishen , e ti permbahemi temes )

Replika ime do ishte retorike pervec se te Pergezoje Mary bashkeatdhetarja ime nga Vlora dhe per mendimin dhe postimet qe bene.
”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! 47817 ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! 47817 ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! 47817 ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! 47817 ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! 47817 shume dakort me ty .
Sponsored content

”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”! Empty Re: ”Mos e shaj Berishën se s’je shqiptar”!

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi